“Ndjehem mirë në Kosovë”, Haradinaj përgjigje Vuçiçit: Nëse kërcënon parimet tona do të të mposht.

0
555

Kryeministri Ramush Haradinaj ka reaguar pas deklaratës së presidentit të Kosovës Aleksandër Vuçiç se në Kosovë Ndjehet mirë.

Përmes një statusi në rrjetin social Facebook, Haradinaj thotë se populli i Kosovës respekton tërësinë territoriale të Republikës.

“Kosova është shtet mikpritës që beson në lirinë e shprehjes dhe vlerat demokratike.

Por në anën tjetër, Kosova dhe populli i saj respekton edhe shtetin ligjor në tërësinë territoriale të tij, dhe nderon institucionet e saja.

Këto janë parime të palëkundura që Kosova gjithmonë do t’i nderojë, respektojë, e mbrojë.

Si Kryeministër i vendit, ju siguroj që do të mposhtet çdo përpjekje për të kërcënuar këto parime fundamentale për të cilat populli ynë sakrifikoi shumë”, shkruan Haradinaj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here