“Vettingu të fillojë nga unë”, Basha i përgjigjet Ramës: Është i njëjtë, por a do të votosh pro?

0
540
Kreu i PD, Lulzim Basha i është përgjigjur thirrjes së Ramës për të filluar negociatat për ligjin e vettingut.Basha tha se nuk ka asnjë gjë për të negociuar, pasi ligji është i njëjtë me atë të gjyqtarëve dhe prokurorëve.
 “Ligji është negociuar njëherë është identik me atë të gjyqtarëve dhe prokurorëve që është miratuar me konsensusin, gjuha është e njëjta me atë që u votua për gjyqtarët dhe prokurorët, nuk ka mbetur asgjë për negociuar. I njëjti rregull, kemi propozuar të shtohen subjektet, të shtohen politikanët, ose votohet ose rrëzohet. Ne e votojmë pro, opozita ka marrë vendim nga Elbasani, për ta votuar pro. Ramën pyeteni nëse do ta votojë pro ose jo. Ai ka një detyrë të mos pengojnë e ta sjellë në seancë”, tha kryedemokrati.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here