Pas takimit me Mogherinin, Vuçiç bën një hap pas, anulon takimin me Thaçin

0
672

Ndonëse shumë u fol për takimin mes dy liderëve, siç duket Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka bërë hapa pas. ‘B92’ shkruan se Vuçiç ka vendosur që mos të takohet sot me Hashim Thaçin në Bruksel.

Ky fakt është bërë i ditur nga drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën, Marko Gjuriç, gjatë një konference për media në Bruksel, fill pas takimit që Vuçiç pati me Mogherinin.

Gjuriç ka folur edhe në lidhje me vizitën e paralajmëruar të presidentit serb në Kosovë ditën e diel, për të cilën do të vendoset përfundimisht në mbrëmje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here