Një shpërthim ndodhi jashtë një ndërtese federale në Manhattan të Nju Jorkut në SHBA, sot në mëngjes (20 korrik).
Incidenti ndodhi jashtë 26 Federal Plaza, një ndërtesë që strehon dhjetëra agjenci, përfshirë FBI-në, Zyrën e Imigracionit dhe Doganave (ICE) dhe Shërbimet e Shtetësisë dhe Imigracionit të SHBA-së (USCIS).
Sipas CBS, shpërthimi dyshohet se është shkaktuar nga fishekzjarrët në një kosh plehrash.
Zjarrfikësit nxituan në vendngjarje dhe shuan flakët, ndërsa policia arrestoi një burrë. Siç shihet në video, policia dhe zyrtarët e ndërtesës nxituan të dilnin në panik dhe e ndaluan burrin.
Nuk është konfirmuar ende nëse është qëlluar ndonjë e shtënë me armë.
Policia tha se njerëzit duhet të presin vonesa në trafik, ndërprerje të transportit publik dhe mbyllje rrugësh pranë Worth Street dhe Lafayette Street. Ata po u bëjnë thirrje njerëzve të shmangin zonën.






































