Google search engine
Home Sport ‘Festival’ me 10 gola/ Anglia mposht Francën dhe merr medaljen në Botëror

‘Festival’ me 10 gola/ Anglia mposht Francën dhe merr medaljen në Botëror

0
33

Kombëtarja e Anglisë ka siguruar vendin e tretë dhe medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror pas një fitoreje me rezultatin 6-4 kundër Francës.

Një ndeshje e ccmendur me 10 gola, ku pjesa e parë u dominua nga anglezët falë realizimeve të Rice, Konsa dhe dy golave të Saka.

Në pjesën e dytë, skuadra franceze reagoi shpejt duke shënuar dy herë me anë të Mbappe dhe Barcola brenda pak minutave. Sulmuesi Mbappe realizoi përsëri në minutën e 66-të për të ngushtuar diferencën, por Franca humbi mundësitë e barazimit me Olise dhe Dembele.

Drejt fundit të takimit, Saka shënoi nga pika e bardhë e penalltisë pas një ndërhyrjeje të gabuar të Gusto-s ndaj Spence. Në minutat shtesë, Dembele shënoi golin e katërt për francezët, përpara se Bellingham të vuloste rezultatin përfundimtar në favor të Anglisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here