Shpifjet do t’jua nxjerr nga hundët”,Kokalari paralajmëron familjen Berisha: Ose sqarohuni,ose vjen denoncimi i radhës
![]()

Aktivistja Evi Kokalari ka reaguar pas deklaratës së kryedemokratit Sali Berisha, i cili i quajti atë dhe kandidatët e tjerë që kanë shprehur interes për garën në PD si të “përdalë politikë”.
Teksa i drejtohet me një tag emrit të Shkëlzen Berishës, Kokalari shkruan se Berisha duhet të sqarojë deklaratën e tij, ose në të kundërt do të përballet me një kallëzim në SPAK ose në SHBA.
Më tej, aktivistja shkruan se nuk do t’ua falë as padinë e ngritur ndaj saj në SHBA dhe se, sipas saj, shpifjet ndaj saj “do t’ua nxjerrë nga hundët”.
Postimi i plotë:
Hey Shkelzen Berisha, kujt po i thotë i “përdalë politik” ky?
Bëni mirë të sqaroheni nëse po më kuadroni dhe mua me atë term, sepse si njerëz të tillë ju kam njohur juve dhe ata që ju mbajnë juve akoma aty. (Por jo dhe për shumë kohë)
Ama, nëse yt atë nuk sqarohet publikisht, përgjigjen time siç e dini tashmë shumë mirë, do ta merrni me një denoncim tjetër, qoftë në SPAK, qoftë këtej nga SHBA.











































