Google search engine
Home Politike Drejtesi GJKKO kthen në SPAK dosjen ndaj ish-kreut të KPP-së Jonaid Myzyraj

GJKKO kthen në SPAK dosjen ndaj ish-kreut të KPP-së Jonaid Myzyraj

0
28

Gjykata e Posaçme kthen në SPAK dosjen ndaj ish-kreut të Komisionit të prokurimit Publik, Jonaid Myzyraj. Spak kërkoi pushimin e hetimit për një nga episodet penale ku

Myzyraj akuzohej për “shkelje të barazisë në tendera”. GJKKO ka vlerësuar të mos pranojë kërkesën dhe ta kthejë dosjen në SPAK, duke i lënë 45 ditë kohë Strukturës së Posaçme për kryerjen e një akt-ekspertimi.

Akuza ka të bëjë me tenderin për mirëmbajtjen e aksit rrugor Shpal-Ura e Repsit me gjatësi totale 58.7 km dhe me vlerë 2.29 milionë euro.

Për këtë procedurë prokurimi krahas Jonaid Myzyrajt, u morën të pandehur edhe 10 persona të tjerë, 7 prej të cilëve të akuzuar për shkelje e barazisë në tendera publikë, kryer në bashkëpunim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here