Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me operacionin e SPAK, kundër një grupi të trafikut të drogës.
Sipas gazetares Klodiana Lala, Prokuroria e Posaçme (SPAK) janë lëshuar 11 urdhër arrest, ku mes tyre është edhe Jetmir Pepa, pronar i kompanisë së ndërtimit Pepa Group.
Mësohet se urdhër-arresti për Jetmir Pepën nuk është ekzekutuar, pasi ai ndodhet jashtë vendit.
Burime bëjnë me dije se urdhër arrestet janë lëshuar nga prokurori Alfred Shehu, ndërsa operacioni është shoqëruar me arrestime dhe kontrolle.
Aksioni i SPAK vijon, ndërsa në orët në vijim priten detaje në lidhje me këtë operacion.










































