Vatikan/ Papa Leoni i XIV përshëndet mijëra besimtarë në Sheshin e Shën Pjetrit: Paqja qoftë me të gjithë ju

0
14

Papa i ri i Vatikanit, Leone XIV, përshëndeti për herë të parë besimtarët nga ballkoni i Bazilikës së Shën Pjetrit, në një moment të mbushur me emocione dhe mesazhe paqeje.

“Paqja qoftë me të gjithë ju”, u shpreh Papa i sapozgjedhur në fjalimin e tij të parë publik, teksa iu drejtua mijëra të pranishmëve dhe miliona besimtarëve në mbarë botën. “Vëllezër dhe motra të dashura, kjo është përshëndetja e parë e Krishtit të ringjallur. Do të doja të ofroja një përshëndetje paqeje për të arritur familjet tuaja, të gjithë ju, kudo që të jeni. Paqja qoftë me ju.”

Në vijim, Leone XIV theksoi se “Zoti na do të gjithëve, pa kushte”, duke bërë edhe një homazh për paraardhësin e tij, Papa Françeskun, për të cilin tha se ishte një shembull frymëzimi dhe përkushtimi.

Ai u bëri thirrje të gjithëve që të ndërtojnë ura dashurie dhe mirëkuptimi:
“Njerëzimi ka nevojë për Krishtin si një urë që Zoti dhe dashuria e tij ta arrijnë. Na ndihmoni dhe ndihmoni njëri-tjetrin, ndërtoni ura.”

Fjalimi i Papa Leone XIV u shoqërua me duartrokitje dhe brohoritje nga besimtarët, duke shënuar një fillim të ri për Kishën Katolike nën udhëheqjen e tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here