Van der Vart kritikon Arsenalin, kampionatin anglez e quan “Liga e budallenjve”

0
43

Arsenali nuk ia doli të fitojë titullin kampion në Premier League, edhe pse ka edhe katër xhiro nga fundi. Titullin në kampionatin anglez e fitoi Liverpuli, i cili e siguroi matematikisht trofeun katër xhiro para fundit, me një diferencë momentale prej 15 pikë nga Arsenali i vendit të dytë. Ndërkohë, një ish-yll i Real Madridit ka bërë një koment të ashpër ndaj Arsenalit përpara përballjes së tyre në Ligën e Kampionëve kundër Paris San Zhermen. Arsenali rifillon fushatën e tij në Ligën e Kampionëve kundër PSG-së, pasi eliminoi Real Madridin në raundin e mëparshëm. “Topçinjtë” mposhtën kampionët në fuqi me rezultat të përgjithshëm 5-1 pas fitores në të dyja ndeshjet.

Ndërkohë, PSG mposhti Aston Vilën e Unai Emerit me rezultat të përgjithshëm 5-4 për të siguruar një vend në gjysmëfinale. Arsenali do të presë PSG-në në “Emirates” në ndeshjen e parë, përpara se të udhëtojë drejt Parisit për sfidën e kthimit. Përpara përballjes së sotme në Londër, Rafael van der Vart ka kritikuar ashpër Arsenalin dhe ka sulmuar edhe Premier League në të njëjtën kohë. Ai vuri në dyshim cilësinë e elitës angleze dhe deklaroi se “shumica e lojtarëve janë budallenj” në Premier League. Premier League nuk është ndonjë gjë e madhe, shumica e lojtarëve atje janë budallenj. Por për shkak se tifozët janë shumë afër fushës, njerëzit që e shikojnë nga shtëpia krijojnë idenë se është një kampionat me ritëm të lartë,” tha ai.

“Por besomëni, nga ana futbollistike, Premier League nuk është ndonjë gjë. Për Arsenalin, Van der Vart shtoi: “Arsenali nuk mund të luftojë për Premier Leaguen. Për mua janë si AZ Alkmaari i Premier Leagues. Ekip argëtues, me të rinj të mirë, por kaq. Van der Vart kaloi dy sezone te Real Madridi përpara se të nënshkruante për rivalët e Arsenalit, Totenhemin, ku qëndroi dy sezone – duke shënuar 28 gola në 77 paraqitje. Holandezi nuk arriti të fitonte ndonjë trofe të madh me Realin dhe po ashtu nuk fitoi asgjë me Totenhemin. Arsenali, që kurrë nuk ka fituar Ligën e Kampionëve, nuk ka arritur në gjysmëfinale që nga viti 2009, kur u eliminuan me rezultat të përgjithshëm 4-1 nga Mançester Junajtid.

Duke folur në konferencën për shtyp para ndeshjes, Mikel Arteta tha: “E ndjen peshën e historisë. Sidomos sepse kemi shumë njerëz që kanë punuar në këtë klub për shumë vite dhe nuk kanë qenë kurrë në këtë pozicion. Kjo të tregon sa unik dhe i bukur është ky moment. Po shkruajmë histori. Është një rrëfim i bukur tani – por duam shumë më tepër.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here