Një nga legjendat më të mëdha të boksit, George Foreman, ka ndërruar jetë në moshën 76 vjeçare. Familja e tij konfirmoi lajmin dhe e cilësoi atë një kampion të vërtetë, jo vetëm në ring, por edhe në jetën e tij personale.
Foreman do të mbahet mend për suksese të mëdha në karrierën e tij, përfshirë fitoren e titullit botëror në vitin 1973 kundër Joe Frazier dhe ndeshjen legjendare me Muhamed Ali në “Rumble in the Jungle” në vitin 1974. Pas tërheqjes së tij të parë nga boksimi në vitin 1977, ai bëri një rikthim spektakolar 10 vjet më vonë dhe në vitin 1994 u bë kampioni më i vjetër i peshave të rënda në moshën 45 vjeçare.
Përveç suksesit të tij në boks, Foreman u bë një sipërmarrës i njohur, duke lansuar “George Foreman Grill”, një pajisje kuzhine që pati një sukses të jashtëzakonshëm.
I lindur në Teksas, Foreman pati një fëmijëri të vështirë, por boksimi e shpëtoi, duke fituar medaljen e artë olimpike në vitin 1968. Jeta e tij personale ishte po ashtu e pasur, me pesë martesa dhe dhjetë fëmijë, përfshirë pesë djem, të gjithë me emrin George.