Empoli kërkon 3 milionë euro për Ismajlin, Uzuni, e Shpendi më efikasët e javës

0
32

Lojtarët e Kombëtares po kalojnë momente të mira me skuadrat e tyre në Europë dhe këtu vëmendja shkon tek futbollistët kuqezi që luajnë në kampionatin italian dhe kanë pasur një fundjavë mjaft pozitive, qoftë me angazhimin në fushë, e një pjesë edhe me statistikat sportive. Spikati në veçanti Kristian Shpendi, që gjeti golin e dhjetë këtë sezon në Serie B, por nga ana tjetër, lojtarë si Ardijan Ismajli dhe Berat Gjimshiti vijojnë të kenë statistika mjaft të mira sportive me skuadrat e tyre, sikurse dhe Kristian Asllani me Interin. Duhet thënë se në fundjavën që lamë pas spikatën në veçanti edhe Daku, Uzuni, portieri Sherri, Mitaj, Balliu e ndonjë tjetër, pra kuqezinjtë janë sinjale pozitive për vazhdimësinë e tyre, duke konfirmuar se kanë tregues të qëndrueshëm të performancës së tyre në fushë.

Ismajli nuk lihet i lirë nën 3 mln euro

Ardian Ismajli është padyshim një nga emrat më të kërkuar në merkaton e futbollit italian në këto momente. Të shumta janë klubet e interesuara për qendërmbrojtësin shqiptar, i cili po dhuron paraqitje mbresëlënëse me fanellën e Empolit. Juventusi, Interi dhe Napoli janë tre emrat kryesorë të futbollit italian që po ndjekin me vëmendje mbrojtësin shqiptar dhe janë gati ta afrojnë që në janar, duke parë se kontrata e tij me Empolin në fakt përfundon në verë. Megjithatë, nuk do të jetë e thjeshtë, pasi Empoli kërkon një shifër relativisht të lartë për një futbollist i cili mund të largohet me parametër zero në qershor. Mediat italiane kanë bërë të ditur se klubi aktual i mbrojtësit, kërkon 3 milionë euro për ta lënë të lirë atë që në janar, pasi kërkon të përfitojë financiarisht nga shitja e tij, duke parë emergjencën në prapavijë që kanë skuadrat e mësipërme e të cilat kërkojnë një përforcim cilësor që tani, pa pritur verën.

Uzuni i papërmbajtur, tjetër gol për Granadën

Sulmuesi i krahut, Myrto Uzuni, është kryefjala e ekipit për Granadën. Kapiteni i klubit spanjoll shënoi dje golin e 44-të për Granadën duke barazuar rekordin e golave të marokenit El Arabit. Pasi shënoi golin me Almeiran, Granada e postoi në rrjetet sociale duke shkruar: “D10S”. Një shkrim që përdoret nga tifozët për Mesin dhe legjendën Maradona. Uzuni ishte dhe kapiten në ndeshjen e fundit, teksa mban numrin 10-të në fanellë. Në fund klubi i tij nuk ia doli të fitojë, pasi Almeira përmbysi rezultatin me dy gola në minutat e fundit të kohës së rregullt. Duhet thënë se Uzuni po kalon një edicion spektakolar me Granadën, duke regjistruar rekorde të shumta me klubin e njohur spanjoll.

Kristian Shpendi gjen golin e 10-të në Serie B italiane

Sulmuesi shqiptar, Kristian Shpendi, ka shënuar golin e radhës në Seria B. Bomberi kuqezitar ia doli pasi fillimisht penalltia e tij u prit nga portieri i Frozinones. Në goditjen e dytë nuk mund të gabonte duke dërguar shifrat në barazim 1-1. Ishte minuta e 37-të, kur Shpendi shënoi golin e dhjetë në Seria B. Duhet thënë se 21-vjeçari tashmë ka shënuar në katër ndeshje radhazi të kampionatit dhe kryeson renditjen e golashënuesve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here