SPAK merr vendim për Sali Berishën dhe Jamarbër Malltezin më 2 tetor, akuza parashikon mbi 15 vite burg

0
54

Elmas Bogdani

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka marrë edhe 3 muaj kohë, deri në 2 tetor, për të zgjatur afatet e hetimit për ish kryeministrin Sali Berisha dhe dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi të dyshuar për korrupsion në aferën e privatizimit të ish kompleksit Partizani që më pas u pasua me ndërtimin e 19 kullave. Dosja e privatizimit të ish-Kompleksit Partizani me numë 287/2020, është regjistruar nga SPAK për veprën penale të pastrimit të produkteve të veprës penale, parashikuar në nenin 287 të Kodit Penal. Për pastrimin e produkteve të veprës penale parashikohet 5-10 vite burg, ndërsa kur vepra kryhet në bashkëpunim, siç është edhe rasti i tjetërsimit të ish-Kompleksit Sportiv Partizani, parashikohet një dënim jo më pak se 15 vjet me burgim .

Kjo dosje është voluminoze, pasi përveç Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit janë të përfshirë edhe zyrtarë të lartë.  Në dosje rezulton se kanë marrë pjesë dhe janë implikuar; te ish ministra të Mbrojtjes, Fatmir Mediu, Gazmend Oketa dhe Arben Imami, ish ministri i Financave, Ridvan Bode, ish ministri i Ekonomisë, Genc Ruli, ish-sekretari i përgjithshëm i Këshillit të Ministrave Gjergji Lezha, ish-drejtori i Anti-korrupsionit në Kryeministri Oerd Bylykbashi, ish-inspektori i Anti-korrupsionit Ilir Kadiu, babai i ish-zv,ministrit të Ramës (Besart Kadia), i cili ishte edhe në konflikt interesi dhe gjenerali i Brigadës Xhemal Gjunkshi. Këta emra janë thirrur edhe në SPAK për të dhënë sqarime.

Detajet

Në dosjen 200 faqëshe të SPAK po hetohen dëshmi dhe fakte për shkelje të reja me privatizimin abuziv të ish klubit Partizani ku Berisha ka përdorur ministrat dhe drejtorët e tij, për interesa të familjes së tij.  Sipas dosjes së SPAK rezulton se nga viti 2005 deri në vitin 2009, Sali Berisha angazhoi të gjithë strukturat e nevojshme shtetërore për të privatizuar dhe kaluar në duart e familjarëve të tij pronën shtetërore ish Klubi Partizani. Përfshirja e institucioneve dhe zyrtarëve në shërbim të dhëndrit të kryeministrit, rezulton e paprecedentë.

Koha tregoi më pas se kushdo që ndihmoi në këtë aferë të familjes Berisha njësoj si në “biznesin” e Gërdecit bëri karrierë në shtetin dhe PD e drejtuar nga Berisha. I vetmi zyrtar që doli kundër makinerisë së Sali Berishës në atë kohë ishte Gjenerali Vladimir Qirjazi, i cili u kërcënua, shantazhua, transferua dhe më pas u ndëshkua me shkarkim. Nga dokumentet e nxjerra prej hetimit të SPAK, rezulton që Sali Berisha përdori ministrin e Mbrojtjes dhe zyrën anti korrupsion në Kryeministri, për t’u bërë presion me kontrolle korruptive dhe shkarkim ushtarakëve që rezistuan të përfshiheshin në aferën korruptive.

Roli i Bylykbashit

Bie në sy mes emrave të zyrtarëve të implikuar dhe të nënshtruar në shërbim të interesave familjarëve të Berishës, Oerd Bylykbashi. I vendosur në krye të një zyre antikorrupsion të krijuar nga Berisha në vitin 2006 e cila shërbente si “sëpatë mbi kokë” për institucionet që nuk i nënshtroheshin familjes kryeministrore, Bylykbashi shërbeu për aktin e fundit të përmbylljes së aferës “Klubi Partizani”. Pasi krahu ushtarak në ministrinë e Mbrojtjes po refuzonte të firmoste me urdhër të Sali Berishës, Ord Bylykbashi në vitin 2009 ushtroi një kontroll shantazhues në Shtabin e Përgjithshëm të Ushtrisë të cilin e konceptoi dhe përgatiti Ilir Kadia, babai i ish-zv/ministrit të Edi Ramës, Besart Kadia.

Ilir Kadia është punësuar në drejtorinë që drejtohej nga Oerd Bylykbashi prej Jamarbër Malltezit dhe më skandalozja ishte edhe vetë si ky trashëgimtar te trualli i “Klubit Partizani” e cila në fakt u ishte paguar nga Italia fashiste. Oerd Bylykbashi i cili natën e arrestimit të Jamarbër Malltezit dhe marrjen si të pandehur të Sali Berishës u shfaq si avokat i tyre, rezulton se e ka kryer me sukses detyrën në shërbim të familjes Berisha në atë kohë. Pas kontrollit të tij “antikorrupsion” u shkarkua kreu i Komandës Mbështetëse gjeneral Vladimir Qirjazi i cili refuzonte lëshimin e pronës shtetërore, duke i hapur kështu rrugën përfundimtare shndërrimit të Jamarbër Malltezit si investitor në një truall ku trashëgonte vetëm disa dhjetëra metra.

Roli i Oketës dhe Gjunkshit

Në dosjen hetimore thuhet se Gjeneral Vladimir Qirjazi kundërshtoi privatizimin, por më pas u shkarkua nga detyra. Qirjazi ka tregua se lidhur me këtë çështje ka patur dhe një takim me ministrin e Mbrojtjes të asaj kohe, Gazment Oketa, ku iu kërkua që të bëhej privatizimi i cili sipas tij kërkohej nga lart. Më pas Qirjazi dërgoi letra tek Shefi Shtabit të Përgjithshëm, Maksim Malaj, ku dhe i kishte sqaruar se lidhur me çështjen e privatizimit nuk i ishte marrë mendim dhe se statusi i pronës ishte i paqartë. Në dosjen hetimore thuhet se Qirjazi e ka pasqyruar në shumë shkresa presionin që i është bërë për llogari të Berishës sa i takon çështjes për privatizimin e kompleksit Partizani. “Ndërkohë, rezulton se megjithëse në Komisionin e vlerësimit për privatizimin e Klubit të Futbollit Partizani nga Ministria e Mbrojtjes është caktuar një përfaqësues, nga ana tjetër këmbëngulej që prona me nr. 11, konkretisht Klubi i Futbollit Partizani të merrej në përgjegjësi administrimi nga Komanda e Mbështetjes Logjistike.

Kjo gjë ka gjetur kundërshtim të fortë nga komandanti Vladimir Qiriazi. Ai odisenë e presioneve të bëra për të marrë në dorëzim këtë pronë, e ka pasqyruar ne shume shkresa, duke evidentuar qe në privatizim nuk ishte marrë parasysh fare Komanda Mbështetëse, ndërkohë që edhe statusi i kësaj prone, nuk rezultonte i qartë nëse ishte apo jo në Planin e përhapjes, pengesë kjo në lidhje me vetë privatizimin”, thuhet në dosje. Në letrën që Qirjazi i ka dërguar Shefit të Shtabit Malaj thuhej se i është kërkuar me urgjencë të firmoste urdhrin nr. 334 datë 13.03.2009 “Për dorëzim prone e lidhje kontrate” për pronën nr. 11, ish-kompleksi sportiv Partizani. Urdhri i parë për firmosjen, Qirjazit i është komunikuar përmes një telefonate më datë 26.03.2009. “Me shkresën nr. 1697/1 datë 26.03.2009 gjeneral brigade Vladimir Qirjazi i është drejtuar gjeneral Brigade Maksim Malaj, Shefit të Shtabit të Përgjithshëm, ku parashtron se më datë 26.03.2009 me telefon i është kërkuar zbatimi me urgjencë i urdhrit nr. 334 datë 13.03.2009 “Për dorëzim prone e lidhje kontrate” për pronën nr. 11.

Lidhur me këtë urdhër pretendon se e ka vënë në dijeni Shefin e Shtabit nëpërmjet shkresës nr. 1487/1 date 19.03.2009 me kontestimet që ka pasur. Aktualisht është i paqartë dhe kjo del jashtë përgjegjësisë së tij si komandant. Ndjehet i shqetësuar për mënyrën se si i kërkohet kjo firmosje ndaj dhe kërkon mendimin e tij”, thuhet në dosje. Qirjazi është marrë në pyetje gjatë hetimeve të SPAK ku dhe ka bërë me dije se Oketa i ka kërkuar që të firmosë, mirëpo nuk e kishte sqaruar se nga kush vinte kjo adresë. Ai ka theksuar se ministri e paralajmëroi aso kohe se nëse nuk firmoste atëhere mund të merreshin masa ndaj tij. Dhe ashtu ndodhi, pasi Gjeneral Vladimir Qirjazit u shkarkua dhe në vend të tij u emërua Xhemal Gjunkshi, i cili përfundoi procedurën e privatizimit.

Pikat kyçe të aferës

Pikat kyçe të aferës janë dyshimet e forta se trashëgimtarët e pretenduar, të përfaqësuar nga dhëndri i Sali Berishës në këmbim të përfitimit të 35 % të sipërfaqes që do të kthehej, janë shpronësuar dhe kompensuar nga Italia fashiste në vitet 1993-1942 në funksion të planit për zgjatimin e aeroportit.  Nga vitit 1996 kur u njohën si ish pronarë më të drejtë parablerje të pronës në rast shitje ose kompensimi, trashëgimtarët nuk bënë asnjë përpjekje për t’u kompensuan, por pritën që të vinte në pushtet Sali Berisha në vitin 2005, për të marrë pronën, duke përfshirë edhe prona të tjera publike dhe private, që nuk u takonin, me sipërfaqe rreth 4.5 mijë m2.  Nga viti 2005 deri në vitin 2009, Sali Berisha angazhoi të gjithë strukturat e nevojshme shtetërore për të privatizuar dhe kaluar në duart e familjarëve të tij pronën shtetërore ish Klubi Partizani.

Trashëgimtarët e pretenduar morën 26 mijë m2 tokë, nga 24 mijë që mund t’u takonin, duke përvetësuar kështu edhe 4 mijë m2 pronë publike.  Në sipërfaqen e kthyer në mënyrë abuzive dhe klienteliste, u asimilua edhe rreth 500 m2 tokë e shtetasit Esat Pira, ku përfshihej edhe pishina tek ish-Klubi Partizani.  Pati vlerësime dhe zhvlerësime abuzive të godinës së Klubit Partizani, me qëllimin e qartë për të favorizuar dhëndrin e Sali Berishës, që të paguante sa më pak para, në kurriz të interesit publik.  Nuk dihet burimi i parave të Jamarbër Malltezi për ngritjen e 19 kullave tek prona e tjetërsuar, ku është pronar me 35-50 %. Në vitin 2006, Jamarbëri dhe Argita kanë deklaruar vetëm rreth 40 mijë euro kurime që u kishin mbetur, pasi paratë e tjera i kishin investuar në blerjen e pasurive të paluajtshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here