Dropulli dhe Finiqi prej dy ditësh në zjarr, dy avionë “Canadair” mbërrijnë nga Greqia

0
27

Prej dy ditësh temperaturat e larta kanë bërë që në disa qytete të ndryshme të shpërthejnë zjarret. Bashkia e Dropullit dhe Finiqit janë ndër më të prekurat, ku flakët ishin të rrezikshme edhe për banorët e zonave, para se të vihenin nën kontroll nga zjarrfikësit.

Lidhur me këtë situatë dy avionë zjarrfikës të tipit Canadair CL-415 të Forcave Zjarrfikëse të Greqisë po asistojnë në operacionin për shuarjen totale të vatrave ende aktive të zjarrit.

Sipas raportimeve avionët që do kenë bazën e tyre në aeroportin e Korfuzit ndodhen tashmë në ishullin grek nga ku u ngritën mëngjesin e sotëm. Dërgimi i avionëve u paralajmërua nga autoritetet më parë, ndërsa kanë nisur punën për shuarjen e zjarreve.

Situata e zjarreve është përkqësuar herë pas here edhe për shkak të erës së fortë. Për fikjen e zjarreve janë angazhuar zjarrfikës nga Finiqi, Dropulli, Saranda, Himara, Delvina, Gjirokastra, Tepelena, Përmeti dhe Konispoli, si dhe helikopteri Cougar. Vështirësia më e madhe është hasur dhe në zonat kodrinore, si pasojë e tymit dhe terrenit jo të favorshëm.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here