Stërvitja e Gjermanisë në kushte të larta sigurie, penallti e muzikë të lartë për Spanjën

0
44

Gjermania po përgatitet për të fituar për herë të parë pas 36 vitesh në një ndeshje zyrtare kundër Spanjës. Trajneri Julian Nagelsmann parashikon një përballje të vështirë, me fatet që mund të zgjidhet edhe përtej kohës së rregullt apo shtesave.

Për këtë fakt, gjermanët janë stërvitur edhe nga penalltia për të qenë në formë të duhur për t’i bërë ballë presionit të shtuar ndaj Spanjës. Në ruletën ruse të penalltive, Gjermania ka qenë thuajse gjithmonë fituese.

Në 7 raste mes kampionatit Europian dhe Botëror, Panserat kanë dështuar vetëm në një rast, pikërisht ajo humbje e Europianit në vitin 1976 kundër Çekosllovakisë, ndërsa hera e fundit që ndodhi ishte në Europianin e 2016 ku fituan kundër Italisë në raundin çerekfinal. Organika e Gjermanëve ka futbollist të saktë nga penalltitë.

Kapiteni Gyndoan ka konvertuar 17 nga 21 penallti në karrierën e tij, 7 prej të cilave me kombëtaren. Edhe sulmuesi Fullkrug është një ekspert, me 27 nga 29 goditjet e tij nga 11 metërshi të sakta. Pikë e fortë edhe Manuel Nojer. Portieri ka neutralizuar 17 penallti në karrierën e tij, garanci për tifozët gjerman në një test të vështirë si ai kundër Spanjës.

Për të shmangur rrjedhjen e informacionit, tekniku Nagelsman ka kërkuar ndihmë nga rojet jashtë territorit të stërvitjes. Ata kontribuojnë duke vendosur muzikë të lartë sa herë që rreth fushave ka lëvizje të dyshimta, që mund të informojnë kampin spanjoll për taktikat që zbatohen. Një mënyrë për t’i distancuar nga skemat për të qenë sa më hermetik për duelin e kësaj të premte.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here