Google search engine
Home Politike Ervin Karamuço zbardh skenarin, 40 fletë-arreste në tryezën e prokurorëve specialë, SPAK...

Ervin Karamuço zbardh skenarin, 40 fletë-arreste në tryezën e prokurorëve specialë, SPAK “kopsit” dosjet përvëluese

0
70

Shqipëria po hyn në fazën kur paprekshmëria e ka prekur fundin dhe nga informacionet e fundit nuk do mbetet më askush i paprekur. Mesazhet e hedhura së fundmi për arrestime VIP nuk janë të rastësishme dhe duket se kemi hyrë në një stinë ku emra të tjerë do të shkojnë pas hekurave dhe gjasat janë që do të jetë SPAK ai që do të heqë nga skena politike personazhe që nuk mundet të hiqen me votë. Sipas profesorit të njohur të Kriminalistikës, Ervin Karamuço, pritet të zhvillohet një aksion i bujshëm në ditët në vijim. Ai bëri të ditur për gazetën “SOT” se hetimet janë drejt përfundimit dhe tani do të lëshohen vetëm urdhër-arrestet. Janë rreth 40 fletë-arreste ku përfshihen politikanë të lartë, personazhe të njohur të botës së krimit, drejtues policie dhe efektivë. Të gjithë këta janë të kapur në përgjimet e “SKY ECC” dhe “EncroChat”. Përveç Karamuços, pak ditë më parë paralajmërimin se do të ketë arrestime “VIP” e bëri edhe juristi i njohur Romeo Kara. Po për gazetën “SOT” ai tha se do të kemi një tjetër “metamorfozë”, e cila pritet të fundosë pushtetarë të lartë këtë herë. “Edhe këtë metamorfozë që kemi, e kemi që t’ju afrohen këtyre personave me sa më pak dëme, se dhe ato kërcënime që u bënë me Dumanin ishte kërcënime të bëra drejtpërsëdrejti që unë do të merrem me ty. Kjo ka qenë baza e tij, e gjithë enturazhi i kësaj baze kriminale. Kanë qenë këto kriminelë, të cilët kanë vrarë me dhjetëra dhe qindra persona përgjatë këtyre viteve, për arsye nga më ordiner, por e përmendur vetëm për pazaret që kanë të bëjnë me politikën, që kanë qenë garancia e këtyre politikanëve të korruptuar, vegla e tyre, bashkëpunëtor të tyre që për mua si politikanë janë dhe këto pjesëmarrës  në këto vrasje që i kanë nxitur dhe frymëzuar dhe suportuar.  Do të kemi një metamorfozë apo seri tjetër, do të goditen personat kryesor që janë garant të politikës së lartë të korruptuar për të shkuar te këto. Do të zhvishen ato mburojat nga këto garancitë që kanë patur. Unë kështu e kam përkthyer kërcënimin që i kanë bërë Dumanit dhe SPAK-ut dhe kjo është arsyeja që sot ne kemi një tendencë për të vajtur deri te korrupsioni i një niveli më të lartë”, tha ai.

Gati Metamorfoza 4

Gjithashtu, edhe gazetari Adriatik Doçi paralajmëroi pak ditë më parë se SPAK po bën gati “Metamorfozën 4”, ku pritet të arrestohen ish-zyrtar të nivelit të lartë të Policisë, funksionar vendor dhe politikanë të rëndësishëm. “Metamorfoza 2 dhe 3”, kanë dhënë disa shenja ku aktiviteti ose një veprimtari e caktuar kriminal e caktuar e një grupi kriminal, pastaj ndalet në një moment të caktuar, që nënkupton që SPAK-u mund të ketë një procedim tjetër, që mund të përfshijë ecurinë e kësaj vepre penale. Burimet konfirmojnë se në ditët në vijim do të kemi një “Metamorfozë 4”, e cila do të jetë më tronditësja e të gjitha dosjeve të publikuara deri më sot nga SPAK-u për shkak të personave të implikuar, ku niveli i implikimit ku dyshohet e përflitet që janë ish-zyrtar të nivelit të lartë të Policisë, funksionar vendor dhe politikanë të rëndësishëm të mpleksur e të gërshetuar me grupet kriminale, me aktivitetin e pastrimit të parave, me korrupsion dhe me kapjen e shtetit. Burimet sinjalizuese thonë që bëhet fjalë për disa ish-zyrtar të policisë që sot nuk janë në detyrë, por përflitet për disa drejtues të njësive vendore që janë në detyrë dhe politikanë aktiv në politikën shqiptare aktualisht”, tha ai ndër të tjera.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here