Reagimi i DASH ndaj propozimeve serbe për qeverinë e re, Vuçiç përgjigjet ‘flakë për flakë’: Nuk jam i kënaqur me reagimin, qeveria është e zgjedhur nga vetë qytetarët

0
38

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, tha më 1 maj se nuk ishte i lumtur me reagimin e Departamentit Amerikan të Shtetit lidhur me propozimet që Aleksandër Vulin dhe Nenad Popoviç, që janë nën sanksione nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të jetë në Qeverinë e re të Serbisë.

“Shpresoj që do të kemi marrëdhënie të mira me partnerët tanë amerikanë. Është jashtëzakonisht e rëndësishme që të kemi marrëdhënie të mira. Nuk jam i kënaqur me reagimin e tyre, por Qeveria e Serbisë është e zgjedhur nga qytetarët e Serbisë”, tha Vuçiç.

Më 1 mj është caktuar të mbahet seanca e Kuvendit të Serbisë, ku do të diskutohet për zgjedhjen e Qeverisë së re të Serbisë. Ministër pa portofol është propozuar Nenad Popoviç, ndërsa për zëvendëskryeministër kandidat është Aleksandër Vulin.

Në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë, Departamenti amerikan i Shtetit deklaroi se SHBA-ja është “e zhgënjyer” nga propozimi i Vulinit dhe Popoviçit dhe shtoi se të dy mbeten nën sanksione, sepse qëndrimi i SHBA-së ndaj tyre është “i njohur mirë”.

Ata po ashtu kanë deklaruar se SHBA-ja nuk luan asnjë rol në vendimet e personelit të Qeverisë së Serbisë.

“Kjo do të thotë që kur vendosin sanksione ndaj dikujt, ne duhet të përulim kokën me përulësi dhe të themi – faleminderit që na informuat kush nuk duhet të jetë asgjë”, tha Vuçiç.

Nenad Popoviç është i sanksionuar nga SHBA-ja që nga nëntori i vitit 2023, ndërsa sanksionet ndaj Vulinit u vendosën në korrik të të njëjtit vit. Të dy janë në “listën e zezë”, ndër të tjera, për shkak të lidhjeve të tyre me Kremlinin.

“Dëgjova edhe nga ana tjetër se ne kemi [në Qeveri] shumë eurofanatikë dhe që janë pro amerikanëve, por ata të tjerët ishin aq të sjellshëm sa të mos flisnin publikisht për këtë. Është e rëndësishme që Qeveria është serbe dhe që do të zbatojë interesat e Republikës së Serbisë”, shtoi Vuçiçi.

Siç njoftoi Millosh Vuçeviç, kreu i Partisë Progresive Serbe (SNS), kabineti i ri do të ketë 25 ministri dhe pesë ministra pa portofol.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here