Në datën 1 mars, qyteti i Lushnjës u trondit nga një shpërthim i fuqishëm, ku për pasojë humbën jetën 2 persona dhe u plagosën shtatë të tjerë, mes tyre edhe deputeti i Partisë Socialiste, Bujar Çela.
Pak më shumë se një muaj pas ngjarjes së rëndë, deputeti i PS i është rikthyer jetës politike, duke marrë pjesë në mbledhjen e sotme të grupit.
Kujtojmë që ndaj deputetit Çela janë ngritur 3 akuza pas shpërthimit, ajo e ndërtimi pa leje, shkelja e rregullave në punë dhe shkatërrim i pronës nga pakujdesia.



































