Azem Hajdari ka qenë spiun i ish-Sigurimit të Shtetit, ndërkohë që pseudonimi që mbante ka qenë “Bualli”. 33 vite pas 2 prillit 1991 maskara e vrasjes së 4 protestuesve në Shkodër dhe plagosjes së 20 policëve endet mes skenarëve të errët se kush ishte pas, edhe pse ajo u quajt masakra e fundit e komunizmit në Shqipëri. Por sa i takon kësaj ngjarje dhe rolit që ka pasur Azem Hajdari, ka folur avokat i njohur, Idajet Beqiri. Sipas tij, Hajdari ka qenë ishte agjent i ish-Sigurimit të Shtetit. “Çfarë ishte skenari rumun dhe bullgar. Ramiz Alia i kishte të qarta të dyja dhe për të shpëtuar kokën e vet donte skenarin bullgar. Dhe skenari bullgar i mëshoi deri në fund. Skenari bullgar ishte do djegim komuniteti qendror do themi u ulërijmë e bëjmë dhe ndërtojmë demokracinë. Ndërsa skenari rumun ishte të bëjmë revolucion siç bëmë. Në një situatë të tillë 2 prilli ishte pjellë e atyre që donin me çdo kush që Shqipëria të mos ecte në normalitet por sa më shpejt ta merrnin forca që udhëhiqte Azem Hajdari dhe Sali Berisha. Azem Hajdari nuk erdhi rastësisht aty. Ishte agjent i sigurimit të shteti kishte dosje. I bënte mbrojtje Ramiz Alia se e dinte se kush ishte”, deklaroi Beqiri.
Reagon Demalia
Nga ana tjetër, analisti Ilir Demalia mendon se historia është marrëdhënia me të vërtetën por Shqipëria sipas tij nuk e ka këtë raport. Demaliaj theksoi se ka figura që nuk vlerësohen dhe nuk u përmendet emri, pavarësisht kontributit që kanë dhënë, por ndërkohë ka të tjerë për të cilët janë ngritur buste e lavde. Ndër to Demaliaj foli për Azem Hajdarin, i cili tha se njihet gjerësisht me pseudonimin bualli. “Vrasja e Isuf Halucit është shkaku që është larguar Agron Neza nga Shqipëria. Sepse arma që u vra Haluci, ishte e Nezës, të cilën e mbante Azem Hajdari. Në Tropojë nuk ka një figurë, një bust, një emër shkolle të një intelektuali. P.sh Rexhep Krasniqi i cili ka bërë mbrojtjen e diplomës në Vjenë, ka qenë mësuesi i parë që ka hapur shkollat në Kosovë, ndërkohë ka monument Azem Hajdari, me pseudonimin bualli. Por në Shqipëria marrëdhënia me historinë siç duket nuk është ajo që duhet të jetë, sepse kjo marrëdhënie është raporti me të vërtetën. Ne i ngremë bustet dhe ose nuk i lëvizim më, ose i tërheqim zvarrë si Enver Hoxhën. Ndaj mendoj se nuk kemi seriozitet në historinë tonë”, u shpreh Demalia.
Roli i Azem Hajdarit në ngjarjet e 2 prillit
Ndërkohë gazeta po sjelle detaje mbi atë se çfarë i raportonte ish-ministri i Brendshëm, Gramoz Ruçi, asokohe Ramiz Alisë për 4 protestuesit e vrarë në 2 prill 1991. Në krye të protestave, Ruçi thotë se qëndronte Azem Hajdari, por Alia thotë se ai ka shërbyer për të qetësuar situatën. Ruçi ngre pikëpyetje rolin e Azem Hajdarit në protestë.
Ruçi: Në krye të organizimit është Azem Hajdari, të Shkodrës. Vajti që në fillim dhe është evident edhe sot. Edhe komunikimi i shokëve tanë është pikërisht me këtë person, si deputet dhe si përfaqësues edhe i PD-së dhe dëgjohet. Në konsultën që ka kryer tashti Kryetari i degës me të, se aktualisht ai po vepron, vetën dega e brendshme atje. Dhe unë u ndava në telefon me zëvendësin kur ai ishte duke biseduar pikërisht me këtë titullar të PD-së.
Ramiz Alia: Ai ndihmon që të shuhet zjarri.
Ruçi: Jo, të luten. Ai ka qenë dje shoku Ramiz. Unë kam kërkuar nga organet e mia të rendit që të kërkojnë kur u grumbulluan që në fillim që të mos kalonte me veprime policia por përfaqësuesit deputetë të zgjedhur nga këto forca, PD-ja të dilte t’u fliste këtyre njerëzve që të mos arrinte në veprime të mëtejshme. Nuk gjendesh. Njoftimi mu dha që nuk është në Shkodër, po është në Tiranë. Atëherë u interesova nëpërmjet Tiranës, dhe të dhënat dilnin që ishte në Shkodër.
Ramiz Alia mbron Azem Hajdarin, duke thënë se nuk ka fakte si i implikuar per ngjarjet e Shkodrës
Lumturi Rexha: Po mirë, shoku Ramiz, ato forcat që janë kështu do të mbeten? Mirë pluralimi politik e partitë kështu do të mbeten keto?.
Shoku Namin Alia: Kush?
Lumturi Rexha: Po ja Azem Hajdari, supozojmë
Ramiz Alia: Po nuk mund ta akuzojmë ne
Lumturi Rexha: Se si do ta lëmë ne kështu
Ramiz Alia: Jo, nuk mund ta akuzojnë, ne nuk kem ndonjë të dhënë, të paktën shoku Gramoz nuk thotë
Lumturi Rexha: Po, pse kush i bën?
Ramiz Alia: Kush i bën është tjetër problem. Nga ato që thotë shoku Gramoz nuk thotë që është organizatori. Ka qenë atje thotë, ka thirrur dhe atë të policisë që të bashkëpunojnë për t’i qetësuar. Tashti, si qysh, tek.
Lumturi Rexha: Janë disa gjëra shoku Ramiz, flasin kështu se jeni në Presidium këtu.
Ramiz Alia: Në Presidium unë do të flas vetën mbi bazën e fakteve.
Lumturi Rexha: Me fal, po ndodhën gjëra andej, ndodhën te momenti, jo po ishte këtu, jo po s’ishte këtu, se kështu do të rrëshqasin këta njerëz?
Detaje nga raporti i policisë pas vrasjeve të 2 prillit 1991
Më datë 03.04.1991, si rezultat i thirrjes së bërë nga sindikata e pavarur e punëtorëve dhe Partia Demokratike, shumica e punonjësve të qytetit, nxënësit e shkollave etj., që në orën 9:00 lanë punën dhe u grumbulluan në qytet për të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të tre të vdekurve.
Me përjashtim të thyerjeve të disa xhamave në mëngjes, në datën 03.04.1991 nuk pati ndonjë shqetësim tjetër serioz. Rreth orës 14:30, të tria kufomat u shoqëruan para selisë së Partisë Demokratike, ku u grumbulluan rreth 30 000 persona, ku foli lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i cili u tha të pranishmëve se të vrarët janë heronjtë e demokracisë, ata do të rrojnë, vrasësit do të vdesin, komunizmit i erdhi fundi. Pak a shumë kështu janë zhvilluar ngjarjet edhe në varreza, ku kufomat u shoqëruan në këmbë nga rreth 10 000 veta. Pas kthimit nga varrimi, në dy mjete transporti që janë kthyer para turmës, janë hedhur parulla të kundërligjshme si “Poshtë Ramiz Alia”, “Poshtë komunizmi” etj. Më pas nuk ka pasur ngjarje të tjera, njerëzit janë shpërndarë normalisht. Për këto probleme që trajtuam, hetuesia ka filluar e po vazhdon hetimet. Sot përsëri ka grumbullime para ish-Komitetit të PPSH-së, ku pjesëmarrësve u foli Azem Hajdari dhe njerëzit po shtoheshin vazhdimisht. Po marrim masa për normalizimin e gjendjes, e cila është akoma e tensionuar.










































