U miratua ligji për investimet strategjike, Sekretariati i Etikës anulon votimin e 7 marsit në Kuvend

0
120

Sekretariati i Etikës ka vendosur anulimin e votitmit në Parlament në datën 7 mars, pasi nuk kishte kuorum. Gjatë mbledhjes së zhvilluar mesditën e kësaj të premte, Sekretariati shqyrtoi kërkesën e deputetëve demokratë për anulimin e seancës së zhvilluar më 7 mars.

Në përfundim të kësaj mbledhje, e cila u zhvullua në sallën e Komisionit të Ligjeve, u mor vendimi për anulimin e seancës me arsyen se në këtë votim nuk morën pjesë shumica e deputetëve, pasi ashtu si dhe theksohet në rregulloren e Kuvendit që të hapet procesi i votimit duhet të jenë 71 deputetë, ndërkohë gjatë seancës së 7 marsit të pranishëm ishin vetëm 68 deputetë.

Partia Demokratike më herët kërkoi anulimin e seancës së 7 marsit, ku u votua për ndryshimin e ligjit për Investimet Strategjike, teksa opozita ttha se në seancë nuk ishte korumi i duhur i deputetëve që projektligjet të kalonin për votim.

“Në një seancë ku edhe pse sipas rregullores nuk kishte kuorum për votim. Që të hapet procesi i votimit duhet të kenë votuar pro 71 deputetë. Deklarohet që janë 68 por kjo nuk e ndal vrullin për të miratuar ligjin për investimet strategjike që është në interes të një grushti oligarkësh”, tha Bardhi pas përfundimit të seancës më 7 mars.

Më 7 mars seanca drejtohej nga nënkryetarja e Kuvendit, Ermonela Felaj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here