Një i vdekur dhe 8 të plagosur, policia jep detajet nga shpërthimi në Lushnjë: Vinçi preku linjën e…

0
52

Policia ka dalë me një njoftim zyrtar për shpërthimin e ndodhur pasditen e sotme në një kapanon në pronësi të deputetit të PS, Bujar Çela.

Bëhet me dije se shpërthimi ka ndodhur pasi drejtuesi i vinçit preku aksidentalisht linjën e tensionit të lartë, gjë që shkaktoi vdekjen e një personi të identifikuar si Landi Veçani dhe plagosjen e 8 personave të tjerë, mes tyre edhe deputeti Bujar Çela.

“Rreth orës 16:05 në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Plasmasit”, në një kapanon në ndërtim dyshohet se gjatë punës, një vinçier duke drejtuar një vinç, akisdentalisht ka prekur linjën e tensionit të lartë dhe për rrjedhojë ka ndodhur një shpërthim i fuqishëm.

Si pasojë e shpërthimit ka humbur jetën shtetasi L. V., dhe janë plagosur tetë shtetas mes tyre dhe deputeti B. Ç., të cilët ndodhen në spital për ndihmë mjeksore.

Menjëherë nga Drejtoria Vendore e Policisë Fier dhe Komisariati i Policisë Lushnjë është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të shpërthimit”- njofton policia.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here