“Do të paguhen influencues shqiptarë për të ndërgjegjësuar të rinjtë”, Britania e Madhe bën lëvizjen e radhës për të ndalur rrymen e refugjatëve

0
58

Disa influencues në Tik-Tok do të paguhen nga qeveria britanike për të dekurajuar emigrantët që të mos kalojnë kanalin e La Manshit me varka të vogla.

Në tre vitet e fundit, Ministria e Brendshme e këtij vendi ka zhvilluar fushata sesibilizuese në përpjekje për të penguar migrimin e paligjshëm nga Shqipëria, Franca dhe Belgjika, por tani Sekretari i Brendshëm James Cleverly ka rënë dakord për një zgjerim të tyre në disa vende të reja.

Sipas disa dokumenteve paraprake të siguruar nga gazeta “The Time” fushatat nga influencuesit e Tik-Tok do të shtrihen në Shqipëri, Irak, Egjipt dhe Vietnam, por mund të përfshihet edhe Turqia e India.

Gazeta britanike tha se Ministria e Brendshme kishte një buxhet prej rreth 30 mijë paudësh për të paguar influencuesit shqiptarë.

Sipas burimeve fushatat do të drejtohen nga një rreper, dy humoristë, blogerë, personalitete televizive dhe një shkrimtar udhëtimesh. E njëjta praktikë pritet të ndiqet edhe për vendet e tjera.

Një zëdhënës i Zyrës së Brendshme duke folur për  “Sky News” tha se do të përdorin të njëjtat mjete si kontrabandistët e njerëzve. “Trafikantët përdorin shpesh mediat sociale për të promovuar aktivitetet e tyre kriminale, ndaj është jetike që edhe ne të përdorim të njëjtat platforma për të informuar migrantët mbi të vërtetat rreth kalimit me varka të vogla në kanalin e La Manshit dhe hyrjes ilegale në Mbretërinë e Bashkuar.”- u shpreh ai.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Brendshme britanike, gati 116 mijë persona kanë hyrë në këtë vend me varka të vogla që nga viti 2018.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here