Në mes të ditës vjedhje me armë në ‘zemër’ të Tiranës, grabitësi bën terror në dyqanin e celularëve

0
68

Mësohet  se një person i armatosur ka hyrë në një dyqan celularësh në zonën “Myslym Shyri” dhe ka marrë rreth 15 celularë.Pas grabitjes ai është larguar me shpejtësi, ndërsa është filmuar nga kamerat e biznesit.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 09.02.2024, rreth orës 09:30, në rrugën “Myslym Shyri”, një person me maskë të zezë dhe me një xhup të kuq, nën kërcënimin e një sendi të dyshuar si armë zjarri pistoletë, ka marrë disa aparate celular në dyqanin e shtetasit M. F., dhe më pas është larguar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e dokumentimin e autorësisë të kësaj ngjarje.

DVP Tiranë fton qytetarët që të japin informacion për autorin e kësaj ngjarjeje dhe vendos shpërblim 5000 euro, për çdo informacion të vlefshëm që do të çojë në kapjen e tij.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë vendos në dispozicion të qytetarëve, numrat e telefonit 112 dhe +355 69 410 0118 duke garantuar anonimatin e plotë të çdo telefonuesi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here