Google search engine
Home Bota Rajoni Mes viktimave në Tempi, Greqia bën gjestin fisnik ndaj shqiptares që humbi...

Mes viktimave në Tempi, Greqia bën gjestin fisnik ndaj shqiptares që humbi jetën në aksidentin hekurudhor

0
212

Një rrugë në zonën e Nea Smirni në Larisa të Greqisë është propozuar që të mbajë emrin e shqiptares Klaudia Lata, vajza 20-vjeçare që humbi jetën në aksidentin hekurudhor në Greqi më 27 Shkurt 2023.

Propozimi është bërë për riemërimin e rrugës “Solona” dhe të marrë emrin “Rruga Lata”.

Mes viktimave në Tempi, Greqia bën gjestin fisnik ndaj shqiptares(Foto: Rruga Solona që është propozuar të riemërtohet rruga Lata)

20-vjeçarja banonte në Larisa të Greqisë Greqi dhe ishte studente ekselente në Fakultetin e Mjekësisë.

Tashmë propozimi i bërë me vota unanime nga Komisioni për Emërtimin e Rrugëve do të kalojë për miratim në Këshillin Bashkiak të Larisas që pritet të mblidhet ditën e sotme.

Klaudia Lata kishte lindur dhe ishte rritur në Larisa nga prindër shqiptarë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here