Google search engine
Home Politike Meta-Kryemadhi në panik, ish-presidenti deklaron vetëm të ardhurat nga paga, bashkëshortja e...

Meta-Kryemadhi në panik, ish-presidenti deklaron vetëm të ardhurat nga paga, bashkëshortja e tij nis të boshatisë llogaritë bankare, të japë para borxh dhe të shesë apartamentet, ja pasuria e çiftit që po hetohet nga SPAK

0
216

Të gjithë po presin arrestimin e Sali Berishës, Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit. Për ish-kryeministrin çdo gjë është e mbyllur pasi “ia dogjën” pasaportën dhe tashmë po i heqin dhe imunitetin, por edhe çiftin e akuzuar për korrupsion e presin lajme të hidhura pas shfaqjes së tyre të fundit në dyert e SPAK. Dosja e tyre penale, lobimi me para të pista është gati të shpërthejë dhe kjo ka bërë që ata të lëvizin duart, pasi në deklaratat e pasurisë që ka siguruar gazeta “SOT”për Ilir Metën dhe Kryemadhin për vitin 2022, bien në sy shumë elementë. Ata kanë nisur të boshatisin llogaritë bankare dhe të shesin pasuritë. Ndërsa Ilir Meta ka deklaruar vetëm një llogari bankare me të ardhurat e shtuara nga paga e tij. Mos vallë Meta e Kryemadhi po i paraprijnë ditës kur SPAK mund t’u sekuestrojë pasuritë siç operoi me Jamarbër Malltezin dhe Arben Ahmetajn? Nëse shohim me radhë deklarimet e Metës dhe Kryemadhit, sipas deklaratave pranë ILDKP, Monika ka deklaruar shitjen e apartamenteve.

Pasuria e Kryemadhit

Kryemadhi ka deklaruar: Tipi i pasurisë: Apartament Tipi i të drejtës: Pronar. Sipërfaqja totale e asetit: 92.00 m2 . Pjesa takuese: 100 %. Detajet e ndryshimit: Pakësim të vlerës. Sipërfaqe e pakësuar: 92.00 m2 Pjesa e re takuese: 100 % Vlera: 61,506.00 EUR. Gjendja deri në datën: 22/12/2021. Tipi i dokumentit: Kontratë shitje. Data e dokumentit: 22/12/2021. Aseti: Pasuri e paluajtshme Detaje: Tipi i pasurisë: Apartament Tipi i të drejtës: Pronar. Sipërfaqja totale e asetit: 69.00 m2 Pjesa takuese: 100 %. Detajet e ndryshimit: Pakësim të vlerës. Sipërfaqe e pakësuar: 69.00 m2 Pjesa e re takuese: 100 % Vlera: 2,114.00 euro. Gjendja deri në datën: 14/04/2022. Tipi i dokumentit: Kontratë shitje Data e dokumentit: 14/04/2022. Aseti: Pasuri e paluajtshme Detaje: Tipi i pasurisë: Apartament Tipi i të drejtës: Pronar. Sipërfaqja totale e asetit: 83.70 m2 Pjesa takuese: 100 %. Detajet e ndryshimit: Pakësim të vlerës. Sipërfaqe e pakësuar: 83.70 m2 Pjesa e re takuese: 100 % Vlera: 60,000.00 EUR. Gjendja deri në datën: 01/11/2022. Dokumenta. Tipi i dokumentit: Kontratë shitje Data e dokumentit: 01/11/2022. Aseti: Llogari bankare Detajet e ndryshimit: Shtuar. Vlera: 82,478.00 ALL. Gjendja deri në datën: 31/12/2022. Burimi i Krijimit: Te ardhura nga paga, Shuma: 82,478.00 ALL. Aseti: Llogari bankare Detajet e ndryshimit: Shtuar. Vlera: 27,418.00 euro. Gjendja deri në datën: 31/12/2022. Burimi i Krijimit: Te ardhura nga shitja e aseteve, Shuma: 27,418.00 EUR. Aseti: Llogari bankare. Detajet e ndryshimit: Pakësuar. Vlera: 730.00 GBP. Aseti: Huadhënie Detaje: Data e huadhënies: 22/12/2021 Vlera: 20,000.00 euro. Burimi i Krijimit: Te ardhura nga shitja e aseteve, Shuma: 20,000.00 euro. Të ardhura të tjera. Nga data: 01/01/2022. Në datë: 31/12/2022. Shuma Neto: 928,000.00 ALL. Të ardhura nga paga. Emërtimi: Kuvendi i Shqiperise. Nga data: 01/01/2022. Në datë: 31/12/2022. Shuma Neto: 1,299,523.00 ALL. Të ardhura nga shitja e pasurive të paluajtshme. Nga data: 03/02/2022. Në datë: 03/02/2022. Shuma Neto: 67,850.00 euro. Karte krediti. Detajet e ndryshimit: Shuma e shlyer nga deklarimi i mëparshëm: 1,959,866.00 ALL. Shuma e pashlyer: 130,783.00 ALL. Karte krediti. Detajet e ndryshimit: Shuma e shlyer nga deklarimi i mëparshëm: 0.00 EUR. Shuma e pashlyer: 5,899.00 euro.

Meta-Kryemadhi në panik, ish-presidenti deklaron vetëm tëMeta-Kryemadhi në panik, ish-presidenti deklaron vetëm të

Deklarimet e Ilir Metës

Ndryshe nga Monika Kryemadhi, Ilir Meta ka deklaruar shumë pak të ardhura. Në dokumentet që ka siguruar gazeta nga ILDKPI, ish-presidenti deklaron: Llogari bankare Detajet e ndryshimit: Shtuar. Vlera: 181,278.00 ALL. Gjendja deri në datën: 31/12/2022. Burimi i Krijimit: Te ardhura nga paga, Shuma: 181,278.00 ALL. Të ardhura të tjera. Nga data: 30/08/2022. Në datë: 04/11/2022. Shuma Neto: 650,350.00 ALL. Të ardhura nga paga. Emërtimi: Presidence. Nga data: 01/01/2022. Në datë: 31/12/2022. Shuma Neto: 2,035,562.00 ALL. Po ashtu edhe llogaritë e fëmijëve janë pakësuar.

Pasuritë  e tyre të vjetra

Deklarimet e para të Metës në ILDKP datojnë që prej vitit 2003 dhe në këtë vit presidenti Ilir Meta ka deklaruar apartament 2+1 dhe ka pasur në pronësi vetëm 25 për qind të tij. Po ashtu ka deklaruar një banesë në Golem 327 m2 blerë 60 mijë dollarë, të cilat janë marrë kredi në bankë. Por e njëjta banesë 3 vite më pas është shitur 300 mijë euro. Po në vitin 2003 zoti Meta ka deklaruar pagën e tij si deputet dhe si ministër. Viti 2004 dhe 2005 nuk kanë sjellë ndryshime për pasurinë e presidenti aktual, ndërsa në 2006 janë shtuar të ardhurat e bashkëshortes, zonjës Monika Kryemadhi, sot drejtuese e LSI. Interesant është fakti se në vitin 2004 u themelua dhe LSI. Në vitin 2006 të ardhurat e Metës dhe Kryemadhit janë shtuar me 300 mijë euro, pasi kanë shitur banesën në Golem. Në vitin 2007 Meta ka deklaruar pagën e tij si deputet, ndërsa Kryemadhi pagën si anëtare të Këshillit Bashkiak. Por kryetarja e LSI ka deklaruar dhe blerje 500 m2 tokë+200m2 truall me vlerë 5 milionë lekë. Në vitin 2008 Meta dhe Kryemadhi kanë deklaruar dhe llogaritë e tyre të para në bankë. Po ashtu kanë deklaruar dhe të ardhurat nga puna. E njëjta situatë dhe në vitin 2009. Por në vitin 2010 dhe për koincidencë vit kur LSI ishte në qeveri me PD, pasuria e tyre ka nisur të lëvizë. Meta ka deklaruar shtesë në llogarinë bankare Credins Bank 135.318 lekë, apartament banimi 200 metra katrorë te Rr. Barrikada me vlerë 400.000 euro, ku është deklaruar se 200 mijë euro janë marrë kredi, ndërsa 200 mijë euro kanë qenë në gjendje cash. Ka deklaruar pagën si zëvendëskryeministër dhe ministër Ekonomie, 1.768.385 lekë. Sipas deklarimeve të vjetra, ajo që u ka dhënë më shumë të ardhura janë 13 apartamente të përfituara nga Monika Kryemadhi. Ajo ka marrë 13 apartamente në kuadër të një marrëveshje me një firmë ndërtimi. Edhe pse në deklaratën pranë ILDKP nuk jepen shumë qartë të dhënat, Kryemadhi rezulton pronare e truallit ku është ndërtuar pallati dhe në këmbim ka marrë 13 apartamente me vlerë totale 1444.8 m2. Shumica e tyre janë shitur nga viti në vit. Po ashtu Meta e Kryemadhi kanë deklaruar një banesë në kryeqytet me sipërfaqe 200 metër katror me vlerë 400 mijë euro. Pjesë e deklarimit është dhe 500 m2 tokë+200m2 truall me vlerë 5 milionë lekë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here