Lulzim Basha do të festojë 33 vjetorit të themelimit të Partisë Demokratike të Shqipërisë, më 11 Dhjetor në Pallatin e Kongreseve.
“Me rastin e 33 vjetorit të themelimit të Partisë Demokratike të Shqipërisë, me 11 Dhjetor, ora 16:30, në Pallatin e Kongreseve, kam nderin t’ju ftoj të kremtojmë së bashku themelimin e Partisë Demokratike të Shqipërisë, të nderojmë sakrificat, guximin dhe vendosmërinë e themeluesve, qëndresën e antarëve dhe mbështetësve ndër vite, si dhe guximin e të rinjve që janë shpresa për të sotmen dhe të ardhmen tonë. Lulzim Basha”, shkruhet në ftesën drejtuar demokratëve.








































