Google search engine
Home Kronike Përcillet në banesën e fundit vajza e ish – deputetit, si humbi...

Përcillet në banesën e fundit vajza e ish – deputetit, si humbi jetën tragjikisht 24-vjeçarja

0
188

Sot në Jorgucat të Gjirokastrës është përcjellë në banesën e fundit, vajza e ish-nënkryetarit të Kuvendit dhe ish-deputetit, Vangjel Tavo.

Eva Tavo, vetëm 24 vjeç, humbi jetën tragjikisht më 28 nëntor në një aksident automobilistik në Maqedoninë  e Veriut.

E reja ishte pasagjerë në një automjet tip ‘Audi’ që po udhëtonte nga Tetova drejt Shkupit.

Mjeti me targa shqiptare, drejtohej nga 40-vjeçari me inicialet V.M., doli nga autostrada “Nënë Tereza”, në fshatin Laskarci, në orën 14:00, dhe u përmbys.

Për pasojë vajza e Tavos humbi jetën në vend, ndërsa shoferi është dëmtuar rëndë dhe ndodhet në spital në gjendje kritike për jetën.

Lajmin e rëndë për vdekjen e së bijës e ndau vetë Tavo përmes një postimi në Facebook.

“Këto janë fjalët më të vështira që shkruaj në jetën time. Vajza ime e madhe Eva u nda nga jeta në kulmin e rinisë, në moshën më të bukur, siç ishte edhe vetë ajo. Varrimi bëhet ditën e enjte, datë 30 nëntor, ora 11:00 në Jorgucat, Gjirokastër”, shkroi ai.

Ende nuk dihen rrethanat e aksidentit, ndërsa mësohet se ka nisur puna për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Përcillet në banesën e fundit vajza e ish - deputetit, si humbi

Përcillet në banesën e fundit vajza e ish - deputetit, si humbi

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here