Google search engine
Home Kronike Plas te paraburgimi i Vlorës, punonjësja nxjerr ‘zbuluar’ zv/drejtorin: Më kërkoi 10.000...

Plas te paraburgimi i Vlorës, punonjësja nxjerr ‘zbuluar’ zv/drejtorin: Më kërkoi 10.000 euro për…

0
195

Përgjegjësja e Çështjeve Shoqërore, në paraburgimin e Vlorës, Fjona Cenodemaj, ka kallëzuar zv/drejtorin e institucionit në fjalë, Gentian Manellarin, për korrupsion.

Punonjësja ka hedhur akuza të rënda për z.Manellari ndërsa pohon se ky i fundit i ka kërkuar një shifër afro 10 mijë euro që të bënte të mundur që ajo të qëndronte në pozicionin që ishte.

Në kallëzimin e saj, Cenodemaj, është shprehur se në datën 10 të muajit Nëntor kanë qenë në një lokal në afërsi të fshatit Nartë në shoqërinë e farmacistit të institucionit Dritan Fejza dhe në një moment sipas saj i kallëzuari i ka thënë “më jep mua 10.000 euro që të qëndrosh aty ku je”.

Plas te paraburgimi i Vlorës, punonjësja nxjerr 'zbuluar'

Sipas saj nuk i kishte kushtuar shumë vëmendje kësaj kërkese por 3 ditë më pas i është komunikuar zbritja në detyrë, nga drejtuese në specialiste, ndërkohë që i është përgjigjur në mbledhjen ku ishte i pranishëm dhe drejtori i Institucionit Edi Leka, se paska qenë e vërtetë kërkesa se duhet të paguante për të qëndruar në vendin e punës.

Ajo është shprehur se ndihet në presion dhe trysni ndërsa ka insistuar që të merren kamerat e lokalit, që është në afërsi të Nartës si dhe të pyetet dëshmitari i cili është farmacisti i institucionit.

Sipas burimeve, farmacisti është marrë në pyetje por nuk dihet çfarë ka deklaruar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here