Jennifer Aniston po kalon një kohë tepër të vështirë pas humbjes së mikut të saj, Matthew Perry, i cili u nda papritur nga jeta më 28 Tetor.

Thuajse një vit nga ndarja e babait të saj nga jeta, John Aniston, fituesja e çmimeve “Emmy”, 54-vjeç, reportohet se është e shkatërruar nga vdekja e Perry, i cili u gjet pa ndjenja në vaskën e shtëpisë së tij.
“Nga të gjithë anëtarët e kastit, Jen dhe Courtney po e përjetojnë më keq dhe madje Jen është ajo që po has më shumë vështirësi për ta kaluar këtë dhimbje”, ka thënë një burim për “Page Six”.
Burimi ka vijuar më tej, duke thënë: “Eshtë humbja e dytë më e madhe në më pak se një vit, pasi babai i saj mbush një vit vetëm pas pak kohësh. Ndërkohë që ende nuk e ka marrë veten nga humbja e tij, tashmë Jen përjetoi një tjetër humbje të madhe. Pavarësisht se po bën të pamundurën për ta marë vetën, vdekja e Perry e ka shkatërruar komplet”.
Vitin e kaluar, teksa ka konfirmuar lajmin për ndarjen nga jeta të babait të saj në moshën 89-vjeçe, përmes një postimi në Instagram, ajo shkroi se ai ishte personi më i bukur që ajo kishte njohur ndonjëherë.
Sipas një burimi në muajin korrik, Jennifer ka gjetur ngushëllim në krahët e ish-bashkëshortit të saj, Justin Theroux, me të cilin u divorcua në vitin 2017, i cili e ka mbështetur gjatë kohës kur humbi babain e saj.








































