Google search engine
Home Lifestyle Nuk do ta besoni si dukej Olta Gixhari kur konkurronte si velinë...

Nuk do ta besoni si dukej Olta Gixhari kur konkurronte si velinë në “Fiks Fare”

0
170

Olta Gixhari, për herë të parë këtë sezon, mban rolin e anëtares së jurisë së spektaklin e kërcimit “Dancing With The Stars”.

Foto/ Nuk do ta besoni si dukej Olta Gixhari kur konkurronte si velinë

E ftuar sonte në “Më lër të flas”, Olta tregoi se ndihet mirë në jurinë e “DWTS”, teksa tregoi se kërcimin e njeh që e vogël.

“Është pozicion shumë i këndshëm. E kam dashur atë pozicion, e kam pëlqyer gjithmonë, mendoj që më rri. Mendoj që di të flas për kërcimin, sepse unë kam kërcyer nga klasa e pestë deri në vit të katërt të gjimnazit, me trupë profesioniste në Durrës. Vetëm balet klasik nuk kam bërë, të gjitha zhanret i kam bërë. Kam qenë kërcimtare. Ëndrra ime kur kam qenë e vogël ka qenë të bëhesha balerinë. Pastaj kalova te aktrimi, sepse nuk mbaja dot puantet”, tha ajo.

Madje, Olta zbuloi se gjatë adoleshencës ka konkurruar për të qenë velinë e emisionit investigativ “Fiks Fare”, por nuk u përzgjodh, “se ma bënë me hile” – thotë ajo me shaka, por më mirë kështu, sepse kush e di se si mund t’i shkonte jeta nëse do të merrte një tjetër rrjedhë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here