Google search engine
Home Politike PD përjashton Bardhin nga partia, Lulzim Basha përzë ish-sekretarin e tij pas...

PD përjashton Bardhin nga partia, Lulzim Basha përzë ish-sekretarin e tij pas skenarit për të rikthyer Berishën në Komisionin e Reformës Zgjedhore

0
101

Konflikti midis “Foltores” dhe Partisë Demokratike zyrtare është thelluar edhe më tej ditën e djeshme. Fillimisht “benzinë zjarrit të debatit” i ka hedhur ditën e djeshme ish-sekretari i Përgjithshëm i PD dhe ish-kreu i grupit parlamentar demokrat, Gazment Bardhi, i cili përmes një shkrese i ka kërkuar Kuvendit të Shqipërisë rehabilitimin e deputetit Oerd Bylykbashi. Në shkelje të vendimeve të Partisë Demokratike, të votuara dhe të firmosur në kohën kur Gazment Bardhi ishte Sekretar i Përgjithshëm i kësaj force politike, ky i fundit ka vendosur të revokoj përjashtimin e Oerd Bylykbashit, nënkryetarit të “Foltores” së Berishës, nga grupi parlamentar i PD. Bardhi ka firmosur një vendim pa vulë që rikthen Oerd Bylykbashin në grupin parlamentar dhe këtë dokument ia ka dërguar kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla. Bylykbashi u përjashtua nga grupi në datë 15 janar të vitit 2022 pas incidenteve në selinë blu. Bardhi e propozoi Bylykbashin bashkë-kryetar të reformës zgjedhore në vendin e Enkelejd Alibeajt, por shumica nuk pranoi të ndryshonte përbërjen duke shkaktuar kaos në kuvend ditën e enjte. Megjithatë vendimi personal i Gazment Bardhit është jo vetëm në shkelje të vendimeve të PD-së, por edhe një sfidë ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që paralajmëruan këdo që bashkëpunon me “non- gratat”.

Basha neutralizon Bardhin

Por pas zbulimit të këtij puçi anti-amerikan, kryetari i Partisë Demorkatike, Lulzim Basha është vënë në lëvizje, duke neutralizuar kështu zarin e Sali Berishës, Gazment Bardhi. Kryesia ka vendosur ta përjashtojë jo vetëm nga grupi, por nga partia Gazment Bardhin. Bëhet me dije se Kryesia ka vendosur ditën e djeshme përfundimin e anëtarësisë së Bardhit. Vendimi është marrë unanimisht pak minuta më parë. Sipas Kryesisë së PD, ky vendim erdhi pas disa shkeljeve të njëpasnjëshme të kryera nga ish-sekretari i Përgjithshëm. Bardhi akuzohet se ka ndjekur një axhendë personale, përmes të cilës synon të zhvendosë PD nga orientimi i saj pro-perëndimor, në bashkëpunimin me individët e sanksionuar si “non-grata”, pra me Berishën. “Vendimi i Kryesisë së PD erdhi pas shkeljeve të njëpasnjëshme të kryera nga ish-sekretari i Përgjithshëm ndaj vendimeve të organeve kolegjiale të PD, shumë prej të cilave janë votuar dhe janë nënshkruar prej tij si dhe për veprime në kundërshtim me interesat politike dhe elektorale të PD, për mosnjohjen e institucioneve të dala nga vota e demokratëve. Po ashtu dhe për ndjekjen e një axhende personale, përmes të cilës kërkon të zhvendosë PD nga orientimi i përcaktuar nga Kuvendi dhe Këshilli Kombëtar, në raport me aleatët strategjikë dhe bashkëpunimin me individët e sanksionuar si non grata, që kanë ndërmarrë një aksion dy vjeçar kundër Partisë Demokratike”, thuhet në argumentet e parashtruara nga Kryesia e PD-së.

Sefa për tentativën e rikthimit të Bylykbashit: Nuk ka asnjë vlerë

Nga ana tjetër, edhe Sekretar për çështjet ligjore të Partisë Demokratike zyrtare, Indrit Sefa, foli dje për tentativat e Gazment Bardhit për rikthimin e nënkryetarit të Rithemelimit të Sali Berishës, Oerd Bylykbashin në grupin parlamentar. Teksa ishte i ftuar në një studio televizive, zoti Sefa u shpreh i prerë se PD ka organet e veta ligjore dhe se njihet nga KQZ-ja, ndërsa shtoi se Gazment Bardi është deputet i Parlamentit dhe PD-së, por kryetar i grupit parlamentar është kreu i Partisë Demokratike. “Në lidhje me rikthimin e Bylykbashit në grupin parlamentar, doja të thoja se çdo njeri që mendon se është mbi vendimmarrjeve kolegjiale ka një problem me mënyrën se si e konsideron PD-në. Vendimi është unanim i gjithë anëtarëve dhe i është komunikuar kuvendit. Bardhi është deputetet, por kryetar i Grupit Parlamentar është kreu i PD-së. Kuvendi mund të njohë kë të dojë, por ligji i partisë e përcakton atë. Komisioni i reformës zgjedhor ngrihet mbi bazën e partisë politike. Propozimet e PD-së janë konkrete. Të vetmet propozime që kanë shkuar në këtë komisionin është ai i PD-së. Anëtar ka qenë dhe Bylykbashi dhe unë s’mbaj mend të ketë pasur këtë vrull të madh. Komisioni vazhdon punën, është marrë vendimi në Parlament për zgjatjen e periudhës kohore. Sot vetëm PD ka ndryshime të kodit zgjedhor. Detajet janë ato që kemi referuar në takimet tona në Tiranë dhe Fier. Ne jemi për votim dhe numërim elektronik, e shohim si kusht të domosdoshëm”, deklaroi Sefa.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here