FSHF jep mesazhin e prerë qeverisë: Po nxitoheni me bastet sportive

0
57

Aldi Topçiu, Drejtor Juridik i FSHF, është shprehur se po bëhet një nxitim për hapjen e basteve sportive.

Në një intervistë televizive, ai theksoi se para se të merrej ky hap duhet të ishte bërë një studim dhe që bastet mos të hapen me hamendësime.

“Biem dakord që nga këto të ardhura shteti duhet të marrë përqindjen e vet. Ka dhe një propozim për të marrë një përqindje dhe sporti, kultura dhe ky është një hap i madh. Problemi kryesor nga pikëpamja teknike është se për shkak të kësaj kohe të gjatë të ndërprerjes ka qenë mundësia për draftin e një ligji nga e para. Ne nuk kemi ligj nga e para, kemi ligjin e mëparshëm i cili është i cunguar.

Ne nuk kemi një studim se çfarë ka ndodhur në këtë periudhë dhe më para. Do doja të kishim hyrë në këtë proces pasi të kishim pasur një studim se ku jemi dhe pse do e ribëjmë këtë gjë, si do ndahen të ardhurat dhe si do jenë numrat e prekshëm që përfshijnë këtë proces. Drejt hapjes së basteve po shkojmë me hamendësime. Vlerësoj se ka një lloj nxitimi për bastet. Nëse kjo do të funksionojë duhet të ketë një efekt pozitiv”- tha ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here