Nga pasuria marramendëse, te lidhjet me krimin e organizuar dhe korrupsionin, zbardhen të tjera detaje nga shpallja “non-grata” e Sali Berishës nga Britania e Madhe

0
54

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha është shpallur në korrik të vitit 2022 “non-grata” nga Britania e Madhe, teksa akuzohet për lidhje të qarta me grupe të krimit të organizuar e kriminelë, si dhe për korrupsion. Ky i fundit herë pas here mundohet të justifikohet se i kanë rënë në qafë kot, por në fakt, ndryshe nga SHBA që e akuzon për korrupsion, Londra e akuzon edhe për lidhje me krimin e organizuar. Gazeta “SOT” në mënyrë sistematike ka denoncuar aferat korruptive dhe kriminale të zotit Berisha dhe kujdo që është përfshirë në zullume në Shqipëri, ndërkohë që ka qenë, është dhe do të jetë një zë i fuqishëm i mbrojtjes së politikave të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Britanisë së Madhe dhe Bashkimit Evropian në Shqipëri, pa ndihmën e së cilës vendi jonë do t’i ngjante më shumë një shteti të dorës së tretë, ku autoritarët, të korruptuarit dhe bandat do të bënin ligjin. Janë pikërisht Londra, Uashingtoni dhe Brukseli, ato që po ndihmojnë Shqipërinë në rrafshin ekonomik, juridik e social, si dhe konsolidimin e demokracisë. Por teksa Berisha e shet në raportin e tij të publikuar pak javë më parë si akuzë të rreme, në fakt tregon se britanikët janë të bindur se ai ka përfituar nga krimi i organizuar. Në kapitullin ku flitet për lidhjet e Berishës me Fation Dautin, thuhet se ata kanë indicie se lidhjet e Berishës me krimin, janë më të gjera se sa shihet në publik. “Ekipi i Projektit CSN ka vlerësuar se Berisha ka lidhje të gjerë me rrjetet kriminale, megjithëse vlerësojmë se këto indikacione kërkojnë mbështetje nga të tjera burime. Ndonëse këtu nuk ofrohen dëshmi konkrete të lidhjeve të tilla, pesha e saj duhet të vlerësohet në kombinim me pamjet video të Berishës me Fation Dautin (mbështetur në dorëzimin origjinal të korrikut 2022), si dhe informacioni i gjetur në Shtojcën E. Kombinimi i provave lejon një shkallë të arsyeshme besimi, duke arritur në konkluzionin se Berisha ka qenë i lidhur me aktorë kriminalë, me emra të përfshirë në krime të rëndë dhe krim të organizuar. Ky është pra një shembull tjetër se Berisha ka përfituar nga kriminaliteti”, theksohet në dokumentin e nxjerrë nga vetë Berisha. Nga ana tjetër, referuar dosjes së “non gratës” nga britanikët për ish-kryeministrin Sali Berisha, thuhet se ata disponojnë informacione se si vendosi familja Berisha pasuri marramendëse duke shfrytëzuar pushtetin. Vetë Berisha theksoi në korrik të këtij viti se Londra e akuzon se ka prova për vajzën e tij, e cila ka vepruar si portiere për investitorët që vinin në Shqipëri. Në dosje ata kanë llogaritë bankare dhe veprimtarinë e vajzës së tij, të cilat ai i quan mashtrime pasi janë prova të aktiviteteve dhe llogaritë individuale bankare të një studioje tjetër ligjore, madje dhe llogari private të personave të tjerë, të cilat pa asnjë prove, i citon si pjesë e pasurisë së vajzës së tij. Madje dosjet konfidenciale bankare zbulojnë sesi një studio ligjore në pronësi të vajzës me ndikim të ish-kryeministrit shqiptar Sali Berisha u bë një portë për investitorët e huaj të mëdhenj që kërkonin licenca, leje dhe mbështetje politike nga qeveria e babait të saj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here