Google search engine
Home Bota Tërmeti me mbi 1 mijë viktima në Marok, dalin pamjet tronditëse të...

Tërmeti me mbi 1 mijë viktima në Marok, dalin pamjet tronditëse të shembjes së një pallati (Video)

0
127

Të tjera pamje tronditëse kanë dalë nga tërmeti prej 6.8 ballësh në Marok, i cili deri më tani u ka marrë jetën më shumë se 1 mijë personave.

Në rrjetin social X po qarkullojnë pamje të shembjes së objekteve të ndryshme në vendin afrikan.

Autoritetet konfirmuan se Epiqendra e tërmetit ishte 71 kilometra në jugperëndim të Marrakeshit, me një thellësi 18.5 kilometra dhe lëkundjet u regjistruan në orën 11:11 të natës.

Numri i të plagosurve është tejet i lartë dhe spitalet në Marrakesh po përballen me një fluks të shtuar të pacientëve, teksa mjekët kanë bërë thirrje për dhurim gjaku.

Kujtojmë se interneti u ndërpre në këtë zonë turistike të vendit, ndërkohë që lëkundjet u ndjenë të forta edhe në kryeqytetin Rabat, por edhe në Casablanka.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here