Stacioni i pompave në zonën e Dobraçit është goditur nga rrufeja.
Si pasojë qyteti i Shkodrës ka mbetur pa ujë.
Prej orës tre të mëngjesit, ekipet e Ujësjellës Kanalizimeve dhe OSHEE-së po punojnë për të riparuar dëmin e shkaktuar.
Një pjesë e qytetit, duke qenë se ka ndodhur gjatë natës, dhe tubacionet e shpërndarjes së ujit kanë qenë të “karikuara” me ujë ka vijuar furnizimin deri në zbrazjen e plotë.