Google search engine
Home Bota Publikohet harta, ja cilat janë zonat kryesore që grupi Wagner po kontrollon...

Publikohet harta, ja cilat janë zonat kryesore që grupi Wagner po kontrollon në Rusi

0
186

Yevgeny Prigozhin, lideri i grupit të fuqishëm mercenar Wagner, ka bërë thirrje për një rebelim në Rusi dhe ka nisur atë që ai e quan një “marshim drejtësie”.

Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar (MM) thotë se trupat e tij “pothuajse me siguri synojnë të arrijnë në Moskë”.

Raportohet se në orët e para të së shtunës, forcat Wagner kaluan kufirin nga Ukraina, ku po luftonin në anën e rusëve, dhe morën kontrollin e qytetit të Rostov-on-Don.

Ky është një problem për presidentin rus Vladimir Putin dhe luftën e tij, pasi një seli e pushtimit rus të Ukrainës – komanda e Qarkut Ushtarak Jugor Rus – është e vendosur në qytet.

Grupi Wagner pretendon se ka marrë kontrollin e të gjitha objekteve ushtarake në qytetin jugor të Rostov-on-Don, dhe raportet sugjerojnë se ka marrë objekte në Voronezh – më në veri.

Publikohet harta, ja cilat janë zonat kryesore që grupi Wagner po

Rostov – ka luajtur një rol kyç që nga pushtimi i plotë i Ukrainës nga Rusia në shkurt 2022. I vendosur afër kufirit me Ukrainën, Rostov – me një popullsi prej vetëm një milion banorw – mban selinë kryesore të Qarkut Ushtarak Jugor të Rusisë.

Trupat ruse shpesh vendosen në qytet përpara se të dërgohen në Ukrainë. Kryeqyteti rajonal ka qenë gjithashtu një qendër e rëndësishme logjistike për dërgesat e armatimit dhe karburantit.

Voronezh – një tjetër kryeqytet rajonal jo shumë larg kufirit ukrainas – ka përafërsisht të njëjtën madhësi si Rostov. Qyteti shtrihet në gjysmë të rrugës midis Rostovit dhe kryeqytetit Moskë dhe është një qendër kryesore hekurudhore.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here