Google search engine
Home Bota Tronditet Shtëpia e Bardhë/ Nudo, drogë dhe prostituta, publikohen 9 000 foto...

Tronditet Shtëpia e Bardhë/ Nudo, drogë dhe prostituta, publikohen 9 000 foto të djalit të Joe Biden të marra nga laptopi i tij

0
256

Një miks prej rreth 9.000 fotosh, ku djali i Presidentit Amerikan Joe Biden shfaqet duke marrë drogë, ose duke bërë seks dhe pozuar lakuriq me prostituta, kanë përfunduar online.

Fotot janë marrë nga laptopi i Hunter Biden dhe janë postuar në bidenlaptopmedia.com nga organizata jofitimprurëse e krahut të djathtë “Marco Polo”.

Tronditet Shtëpia e Bardhë/ Nudo, drogë dhe prostituta,

7,032 janë marrë nga aplikacioni i Hunter’s MacBook Pro iPhoto, 1,832 nga një kopje rezervë e iPhone XS të tij, 428 selfie të marra në një iPhone, 674 imazhe të dërguara në mesazhe me tekst etj…

Tronditet Shtëpia e Bardhë/ Nudo, drogë dhe prostituta,

Fotot janë realizuar mes viteve 2008 dhe 2019. Disa kanë bashkëngjitur koordinatat gjeografike, që tregojnë se Hunter i realizoi në Haëaii, Cabo San Lucas, Republikën Domenikane, Kinën perëndimore, Londër, Paris, Romë, Beograd, e madje në Kosovë dhe në mbarë SHBA-në.

Tronditet Shtëpia e Bardhë/ Nudo, drogë dhe prostituta,

Të gjitha fotot e publikuara nga DailyMail.com përputhen me fotot nga një kopje e laptopit të Hunter Biden të vërtetuara nga ekspertët e mjekësisë ligjore kibernetike në fillim të vitit 2021.

Marco Polo redaktoi nuditetin e fotove si dhe numrat e llogarive në pasqyrat bankare, kartat e kreditit dhe numrat e sigurimeve shoqërore dhe informacione të tjera të ndjeshme.

Tronditet Shtëpia e Bardhë/ Nudo, drogë dhe prostituta,

Por përmbajtja e fotografive do të përbëjë një tronditje për familjen Presidenciale Biden, pasi ato përfshijnë edhe foto të anëtarëve të familjes në kohën kur kanë qenë të mitur, por edhe të tjerëve në momente intime.
Sa i përket ‘Marco Polo’, organizata u themelua nga ish-punonjësi i Shtëpisë së Bardhë në kohën e Trump, Garrett Ziegler dhe e cilësojnë veten si një grup kërkimor jofitimprurës që ekspozon korrupsionin dhe shantazhin.
Ziegler ka publikuar gjithashtu më shumë se 120,000 e-maile nga laptopi në faqen e tij të internetit, BidenLaptopEmails.com, si dhe ka transkriptuar dhe publikuar faqe nga ditari i motrës së Hunter, Ashley Biden.

Tronditet Shtëpia e Bardhë/ Nudo, drogë dhe prostituta, Tronditet Shtëpia e Bardhë/ Nudo, drogë dhe prostituta,

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here