Shpërthime të fuqishme me tritol në Mitrovicë, reagon policia e Kosovës

0
70

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Mitrovicën jugore, ku për pasojë janë shkaktuar dëme në dy lokale dhe një dyqan.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 3:20, në afërsi të sheshit ‘Adem Jashari’. Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar.

Njoftimi i policisë i Kosovës:

Rreth orës 03:20, është raportuar se në sheshin ‘Adem Jashari’ si pasojë e një shpërthimi janë dëmtuar xhamat e dy kafeneve dhe një dyqani. Përveç dëmeve materiale, nuk raportohet për të lënduar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here