Pas largimit nga PSG, babai i Messit zbulon se ku do ta shohim sëshpejti yllin argjentinas

0
72

Lionel Messi është i destinuar të rikthehet te Barcelona pas dy viteve qëndrim në Paris Saint Germain.

Sulmuesi argjentinas është larguar nga PSG pasi i ka përfunduar kontrata dhe ka disa oferta para vetës.

Rikthimi i tij te Barcelona është mëse i mundur, pasi babai i tij Jorge Messi ka qëndruar në qytetin katalunas ku është takuar me Joan Laportan.

Ai ka folur shkurtimisht duke konfirmuar se Leo Messi dëshiron rikthimin në Camp Noue dhe ka besim se një gjë e tillë do të ndodhë.

“Leo dëshiron të rikthehet te Barcelona, edhe unë do doja ta shihja përsëri te Barça. Kemi besim se do të ndodhë rikthimi, por kurrë nuk i dihet së ardhmes”, u shpreh babai i yllit argjentinas.

Kjo javë pritet të jetë vendimtare për të ardhmen e Messit nëse do të rikthehet te Barcelona ose do të vazhdoj karrierën në Arabinë Saudite.

Skuadra arabe Al-Hilal i ka ofruar një kontratë tre vjeçare nga e cila Messi do të fitonte 400 milionë euro në vit.

Gjithsesi dëshira e argjentinasit është të rikthehet në Camp Nou dhe të fitoj trofe të ri me gjigantin katalunas.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here