Demokratët pa kryetar, ja propozimi i Gaz Bardhit për zgjedhjen e kreut të ri të PD-së

0
57

Gazment Bardhi në mbledhjen e grupit parlamentar që u zhvillua ditën e sotme propozoi që organizmi i partisë të nisë nga seksioni dhe më pas të bëhen zgjedhjet për kryetar, raportojnë mediat.

Kjo fazë e riorganizimit që nis nga seksioni, grupseksionet, degët, të bëhet në mënyrë që t’i hapet rrugë edhe një procesi bashkimi mes demokratëve.

Ndërkohë deputetja Dhurata Çupi në një prononcim për mediat u shpreh se është dakord me propozimin e bërë nga Bardhi.

“Është ky grup që ka mbajtur PD. Jam dakord me platformën e sugjeruar nga Bardhi. Sugjeroj që partia të drejtohet nga Tabaku dhe Bardhi”, ka thënë ajo.

Gjithashtu ajo ka shtuar se në PD duhet të zhvillohet zgjedhjet dhe se duhet të drejtohen po nga Tabaku dhe Gazment Bardhi.

“Duhet të afrojmë sa më shumë personalitete në parti. Zgjedhjet  urgjente do të jenë vrastare”, është shprehur më tej Çupi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here