Google search engine
Home Politike Drejtesi Vetëm para pak ditësh kaloi Vettingun, kush është gjyqtarja që ‘vulosi’ fatin...

Vetëm para pak ditësh kaloi Vettingun, kush është gjyqtarja që ‘vulosi’ fatin e Saimir Tahirit

0
183

Lirimi nga burgu i ish Ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri ka shkaktuar jo pak opinione në media.

Tahiri u lirua nga qelia me vendim të gjykatës së Elbasanit pas 16 muajve burg, kurse pjesën e mbetur, një vit, shtatë muaj dhe 11 ditë do t’i kryejë i izoluar në shtëpi. Vendimin e mori gjyqtarja Matilda Fetau.

Kush është Matilda Fetau?

Vetëm para pak ditësh kaloi Vettingun, kush është gjyqtarja

Fetau më datë 29 Maj kaloi vettingun. Ajo rezultoi e pastër në aspektin e pasurisë dhe pastërtisë së figurës, ndërsa në aspektin profesional u evidentuan gjetje vetëm për dy çështje të denoncuara nga publiku, për të cilat ajo dha shpjegime. Gjyqtarja Fetau mori vlerësim pozitiv për figurën, si nga Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, ashtu dhe nga KPK.Analiza financiare e gjyqtares Fetau ka rezultuar për çdo vit me bilanc pozitiv.

Matilda Fetau përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2015 dhe pas një periudhe stazhi u emërua në Gjykatën e Rrethit Elbasan, ku vazhdon ta ushtrojë edhe aktualisht funksionin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here