Ndarja nga jeta e ish-zv. kryeministrit në vendin fqinj, familja del me kërkesën e veçantë ndaj miqve të tij

0
82

Deputeti grek Thodoros Pangalos u ndaj nga jeta dy ditë më parë në moshën 84-vjeçare.

Mediat greke bëjnë me dije se familja e Pangalos ka kërkuar që trupi i tij të digjet, gjatë ceremonisë mortore.

Sakaq u është kërkuar familjarëve dhe miqve të tij që mos të sjellin lule e kurora por t’i bashkohen ceremonisë.

Jeta e Theodoros Pangalos:

Theodoros Pangalos (Në Greqisht: Θε?δωρος Π?γκαλος, lindi në 17 Gusht të vitit 1938) është një politikan Grek dhe një anëtar kryesor udhëheqës i Lëvizjes Socialiste Panhelenike (PASOK). Ai ka qenë zëvendëskryeministër i Greqisë, përgjegjës për koordinimin e Këshillit të Qeverisë për Punët e jashtme dhe ato të Mbrojtjes (KYSEA) dhe Komitetit të ri të Politikave Ekonomike dhe Sociale nga viti 2009, deri në vitin 2012. Ai u bë anëtar i Partisë Komuniste të Greqisë, duke u rritur në Komitetin Qendror, përpara se t’i bashkohej përfundimisht partisë socialiste PASOK gjatë Metapolitefsi-t. Ai u zgjodh për herë të parë si anëtar parlamenti në vitin 1981 në zgjedhjet e përgjithshme me partinë PASOK dhe është rizgjedhur vazhdimisht që atëherë. Monumenti në kampusin MCAST në Mosta të Maltës u inaugurua në vitin 1997 nga Pangalos, ndërkohë që ai ishte Ministër i Punëve të Jashtme.

Në vitin 1996 ai u emërua si Ministër i Punëve të Jashtme dhe e mbajti këtë post deri në vitin 1999 kur dha dorëheqjen, si pasojë e skandalit në të cilin u përfshi lideri kombëtar Kurd Abdullah Öcalan: i ndihmuar prej anëtarëve individualë të agjencive të inteligjencës Greke Öcalan hyri në Greqi ilegalisht e më pas u dëbua për në Kenia, ku u kap prej agjentëve Turq, pasi u largua nga ambasada Greke e Nairobit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here