“Kepi i Tundimeve” me VIP-a, zbulohen personazhet që do të marrin pjesë në reality show

0
130

Reality show “Kepi i Tundimeve” u realizua për herë të parë vitin e kaluar në bregdetin e Kepit të Rodonit, ku personazhe të njohur e të panjohur duhet t’i rezistonin njëri-tjetrit, në këmbim të një shpërblimi.

Edhe këtë verë, programi do të jetë sërish në ekranin e “Top Channel”, ndërkohë që kanë dalë disa detaje të reja mbi risitë e këtij sezoni.

“Kryefjala” ka zbuluar se “Kepi i Tundimeve” këtë verë do të ketë pjesëmarrës personazhe të njohur si Jori Delli, Ronaldo Sharka, Mevlan Shaba dhe partnerja e ti, e shumë të tjerë.

Sipas informacioneve, mësohet se emisioni do të xhirohet në Turqi. Derisa këto lajmë të konfirmohen nga vetë organizatorët mbeten veçse thashetheme korridori.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here