Google search engine
Home Rajoni Kosova Pas mediave, serbët përshkallëzojnë dhunën dhe sulmojnë një tjetër institucion të lartë...

Pas mediave, serbët përshkallëzojnë dhunën dhe sulmojnë një tjetër institucion të lartë të Kosovës

0
144

Xhamat e një makine të Policisë së Kosovës janë thyer para pak çastesh në Zveçan.

Një automjet i cili ishte duke qarkulluar nga objekti i komunës së Zveçanit, në drejtim të Mitrovicës, theu xhamat e një veture të Policisë së Kosovës dhe më pas u largua nga vendi i ngjarjes.

Kjo është dita e tretë ku në komunat veriore po vazhdojnë protestat e serbëve, të cilët po kundërshtojnë kryetarët e zgjedhur shqiptarë në zgjedhjet e mbajtura më 23 prill.

Të hënën, protestuesit me maska e edhe ata pa maska kanë ushtruar dhunë ndaj pjesëtarëve të KFOR-it, Policisë së Kosovës dhe gazetarëve. Ata kanë hedhur sende të ndryshme në drejtim të tyre, ku kanë dëmtuar automjete të mediave, përfshirë atë të Top Channel, të cilës i hoqën targën dhe shkruajtën simbole serbe.

Si pasojë e protestave të dhunshme janë plagosur 30 ushtarë të KFOR-it.

Shtetet e Bashkuara kanë kritikuar Kosovën për përshkallëzimin e tensioneve me Serbinë, derisa kanë anuluar edhe pjesëmarrjen e vendit në një stërvitje ushtarake të NATO-s “Defender 23”, pasi qeveria ka refuzuar t’i tërheqë kryetarët e komunave dhe forcat e saj policore nga veriu i vendit.

Pas mediave, serbët përshkallëzojnë dhunën dhe

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here