Vetingu me dorë të hekurt, shkarkohen nga detyra gjyqtari i Tiranës dhe prokurori i Vlorës, i “djeg” pasuria

0
66

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) ka shkarkuar nga detyra gjyqtarin e Tiranës  Lazer Sallaku dhe atë të Vlorës, Hyrjet Lamaj. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli dje vendimin për shkarkimin nga detyra të gjyqtarit të Gjykatës së Tiranës, Lazer Sallaku. Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupa e KPK e kryesuar nga Pamela Qirko, me relatore Brunilda Bekteshin dhe anëtar Roland Ilian. Gjatë seancës dëgjimore të mërkurën më 24 maj, u konstatua pamundësi financiare e Sallkut për blerjen e një apartamenti, si pasojë e moskonsiderimit të një vlere 40 mijë euro që ish-bashkëshortja e kishte deklaruar si dhuratë nga nëna e saj, shumë e deklaruar si burim për krijimin e kësaj pasurie. Sallaku i kundërshtoi bilancet negative, si dhe dha shpjegime për mbylljen e çështjes së privatizimit të CEZ Shpërndarje, duke theksuar se vendimmarrja e tij ishte lënë në fuqi nga Apeli. Ndërkohë, ai mori vlerësim pozitiv për pastërtinë e figurës. Lazer Sallaku ka punuar si avokat përpara se të niste karrierën në sistemin e drejtësisë, si inspektor i Këshillit të Lartë të Drejtësisë në vitin 2007. Ai u emërua gjyqtar në vitin 2010 dhe e ushtroi fillimisht funksionin në Gjykatën e Durrësit. Prej vitit 2013, Sallaku punoi si gjyqtar pranë Gjykatës së Rrethit Tiranë. Ndërkohë, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli dje vendimin për shkarkimin nga detyra të prokurorit të Vlorës, Hyrjet Lamaj. Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupa e KPK e kryesuar nga Genta Tafa Bungo, me relatore Valbona Sanxhaktarin dhe anëtar Lulzim Hamitajn. Kryesuesja Bungo sqaroi se Lamaj kishte dorëzuar një ditë pas seancës dëgjimore kërkesë për riçeljen e hetimit, por duke qenë se është administruar pas procesit të vendimmarrjes, është çmuar se nuk mund të vlerësohej. Gjatë seancës dëgjimore më 24 maj, Lamaj u përball me pyetje mbi bilancin negativ në dy vite dhe një apartament të dhuruar nga vëllai në vitin 2015. Ai këmbënguli në ligjshmërinë e burimeve financiare dhe kundërshtoi gjetjet e KPK-së sa u përket dy çështjeve profesionale.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here