“Hajde Tigër, i korruptuar”, Arben Ahmetaj sulmohet me “euro” nga disa të rinj para Parlamentit

0
62

Aktivistët e Lëvizjes Bashkë, po zhvillojnë një protestë pranë Kuvendit në kundërshtim të rritjes së pagave të deputetëve.

Anëtari i Këshillit Bashkiak Redi Muçi, është shprehur se parlamenti shqiptar është kthyer në një ambient luksi.

“Ben Ahmetaj në njëfarë mënyrë përfaqëson  në mënyrën më ekzemplare të mundshme korrupsionin e kësaj qeverie dhe të këtyre deputetëve. Po ja i bëri bisht dhe kësaj proteste që jemi këtu. Nëse hyni brenda kësaj salle dhe i drejtoni kamerat një nga një nga ato ulëse, do shihni se si parlamenti shqiptar është kthyer në një ambient luksi”- tha ai.

Në momentin që Muça po fliste drejt Kuvendit ka ardhur deputeti Arben Ahmetaj, i cili ka ndërruar rrugë sapo ka parë aktivistët.

Këto të fundit i janë drejtuar duke i thënë: Hajde Tigër, je i korruptuar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here