Rikthehet “makthi COVID-19”, del në skenë varianti i ri XBB që po bën kërdi në Kinë, së shpejti 65 milionë raste në javë, zbulohet parashikimi i frikshëm i ekspertëve

0
73

Në një kohë që e gjithë bota mendoi se COVID-19, ishte thjesht një “makth” që i përkiste të shkuarës, frika dhe ankthi janë rikthyer. Shifra alarmante vijnë nga Kina, aty ku nisi gjithçka edhe pak vite më parë, dhe vendi duket se po përballet me një valë të re infektimesh, duke shqetësuar të gjithë botën, sërish. Ndonëse nuk është aq serioze sa momentet e përjetuara në dy vitet e fundit, mediat kineze raportojnë se pritet të arrihet kulmi në fund të qershorit, me rreth 65 milionë raste në javë. Shkak i kësaj “rilindjeje”, sipas parashikimeve të Zhong Nanshan, eksperti kryesor i sëmundjeve infective, janë variantet XBB të Sars-CoV-2, të cilat janë bërë dominuese në vend.

Vala e re e Covid-19

Gazeta kineze Global Times shkroi se Kina ka miratuar dy vaksina të reja dhe se po përgatitet të autorizojë tre ose katër të tjera. Zhong Nanshan, foli në Guangzhou për Forumin Shkencës të Zonës së Gjirit të Madh, ku shpjegoi se ç’po ndodh. Një valë e vogël infeksionesh ishte parashikuar në fund të prillit dhe fillim të majit, megjithatë situata duket se ka dale disi jashtë kontrollit. Parashikimet kanë treguar se një kulm i infeksioneve ka të ngjarë të arrihet më vonë këtë muaj, me rreth 40 milionë infeksione në javë. Deri në fund të qershorit, shpërthimi pritet të arrijë kulmin me rreth 65 milionë infeksione në javë. “Goditja e dytë nuk do të jetë aq e rëndë, as spitalet nuk do të mbingarkohen pasi riinfeksioni zakonisht shfaqet me simptoma më të buta”, tha Wang Guangfa, një ekspert i sëmundjeve të frymëmarrjes në Spitalin e Parë Universitar të Pekinit. Megjithatë, Wang tha se është shumë e rëndësishme që njerëzit që preken më shpejt, të sëmurët me sëmundje shoqëruese ose të moshuarit, të marrin masat e duhura parandaluese. Sipas Qendrës Kineze për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (China CDC), shkalla e infeksionit të mutantit Xbb u rrit nga 0.2% në mes të shkurtit në 74.4% në fund të prillit dhe më pas në 83.6% në fund të prillit në fillim të majit. Të dhënat e publikuara nga ”China CDC Weekly” tregojnë se mes 368 infeksioneve Covid-19, 104 u infektuan për herë të dytë.

Variantet e reja

Ndërkohë, një grup këshillues i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) rekomandoi së fundmi përmirësimin e përforcuesve të Covid-19 të këtij viti për të synuar një nga variantet aktualisht mbizotëruese të XBB. Formulimet e reja, në mënyrë specifike, duhet të synojnë të prodhojnë përgjigje antitrupash ndaj varianteve Xbb.1.5 ose XBB.1.16 dhe mund të konsiderohen gjithashtu formulime ose platforma të tjera të afta për të shkaktuar përgjigje neutralizuese të antitrupave kundër XBB.Zhong megjithatë theksoi se parashikimi bazohet në të dhënat e modelit, të cilat “mund të mos jenë të sakta “. Zhong më pas theksoi se hapi tjetër në trajtimin e infeksionit Covid është zhvillimi i vaksinave, duke përfshirë vaksinat e mRNA dhe vaksinat e proteinave rekombinante, të cilat synojnë kryesisht grupe specifike, siç janë të moshuarit që janë të imunokompromentuar ose kanë shkaqe të tjera serioze. Nga ana tjetër, pasi pacientët të infektohen, duhet të sigurohet kujdes mjekësor në kohë, i cili mund të ulë shumë shkallën e vdekshmërisë, tha Zhong.

Rreziku për Europën

XBB.1.16 sigurisht që nuk do të jetë varianti i fundit i ri që shfaqet. Nënvarianti është një degë tjetër e pemës familjare në rritje të Omicron. Drejtuesja teknike e OBSH-së për Covid-19, Dr. Maria Van Kerkhove, tha se virusi vazhdon të evoluojë dhe do të vazhdojë të evoluojë.Ndërkohë, Fabrizio Pregliasco, një virolog në Universitetin Shtetëror të Milanos, shprehet se Europa nuk duhet të shqetësohet edhe aq shumë për variantin e ri të COVID që ka alarmuar Kinën. “Do të ketë një rritje të parëndësishme, ndoshta pa ndikim të konsiderueshëm për sa i përket rasteve të rënda”, shpjegon eksperti për Adnkronos Salute. “Virusi do të mbetet me ne, me tendenca të valëzuara dhe josinkrone në mbarë botën, i udhëhequr në zona të ndryshme të botës nga nivelet e imunitetit hibrid të fituar nga popullata. Aktualisht jemi në një fazë zvogëlimi sepse kemi pësuar një valë ngjitjeje pak kohë më parë”,theksoi Pregliasco.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here