Google search engine
Home Kronike Kërkoi lehtësim të masës së sigurisë, Apeli merr vendimin për të shumëkërkuarin...

Kërkoi lehtësim të masës së sigurisë, Apeli merr vendimin për të shumëkërkuarin e drejtësisë

0
190

Apeli i Gykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka rrëzuar kërkesën e të shumëkërkuarit Suel Çela për ndryshimin e masës së sigurisë ndaj tij.

Marjus Lulaj alias Suel Çela, një nga personat më të kërkuar të drejtësisë i është drejtuar GJKKO nga arratia që t’i ndyshohet masa e sigurisë.

Ai ka kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë nga “arrest në bug” në masë lehtësuese. Kërkesa e tij u bë përmes avokatit mbrojtës duke iu drejtuar GJKKO.

Ai u shpall në kërkim në maj të 2022 në kuadër të operacionit “Plumbi i Artë.”
Sipas dëshmisë së Nuredin Dumanit ai është porositës i tre ngjarjeve, 2 të parealizuara dhe një në tentiative ndaj shtetasit Lul Masha.

VENDIMI:

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtare Daniela Shirka, sot më datë 26.04.2023, zhvilloi seancë gjyqësore për çështjen penale nr. 75 akti, datë 18.04.2023 regjistrimi, me objekt “1.Informacion prej organit të hetimit përpara Gjykatës që ka caktuar masën mbi hetimet e kryera deri në datën e gjykimit pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

2.Zëvendësimin e masës së sigurimit personal “arrest në burg” të caktuar me vendimin nr. 42, datë 17.05.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, regjistruar mbi ankimin e personit nën hetim M. (S.) L. (Ç.), ndaj vendimitnr. 80, datë 31.03.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, dhe vendosi:

– Miratimin e vendimit nr. 80, datë 31.03.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Kërkoi lehtësim të masës së sigurisë, Apeli merr

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here