Një video e turpshme e cila po qarkullon në mbarë Turqinë dhe jo vetëm, ku shihet presidenti Ergodan duke iu dhënë bakshish fëmijëve të vegjël, në një vizitë të tij parazgjedhore në lagjen Bagcilar të Stambollit.
Videoja, e shpërndarë në Twitter nga Flash Haber TV shfaq presidentin turk duke shpërndarë kartëmonedha për fëmijët, me kalimtarët që e brohorasin, ndërsa Erdogan, tenton t’u japë para, njëri i thotë: Stop…Është turp për fëmijët.
Videoja u komentua ashpër nga partitë dhe gazetat opozitare, duke kritikuar sesi Erdogan vitin e kaluar shpërndau 100 lira, por këtë vit po u jep nga 200 për shkak të inflacionit.









































