Evi Kokalari “demaskon” Sali Berishën dhe i plas skandalet pas koalicionit me Ilir Metën: Mbylle sytë e gojën për manipulimin e votave, po tallesh rëndshëm me të gjithë ne

0
90

Aktivistja shqiptaro-amerikane, Evi Kokalari, një nga mbështetëse kryesore të Sali Berishës, pasi mori me dhunë selinë e PD-së, duket se shumë e zhgënjyer me drejtuesin e “Foltores”. Në një postim në rrjetet sociale, Evi Kokalari i ka plasur dje skandalet Berishës pas koalicionit me ish-presidentin Ilir Meta për zgjedhjet lokale të 14 majit. Aktivistja i drejton gishtin Berishës, duke e fajësuar për zgjedhjet e brenda FPRD-së dhe manipulimet e kryera. Ajo ka vijuar me akuzat ndaj kryefoltoristit, duke deklaruar se ky i fundit po përpiqet të shfrytëzojë konservatorizmin edhe pas koalicionit me partinë e Lirisë që është një parti e spektrit të majtë. “Sa te turpshëm jeni?  Shfrytëzoni konservatorizmin tashti mbas koalicionit me një parti super të majtë dhe mbasi mbyllët sytë dhe gojën për manipulimet e votës së Këshillit Kombëtar, garës së Forumit Rinor dhe primareve për Bashki.  E djathta nuk është një doktrinë që tregohet duke i rënë gjoksit, por është doktrinë e njerëzve me integritet dhe kurajo që dinë ta mbrojnë atë me vepra, dhe jo fjalë”, tha Kokalari ndër të tjera.

Kokalari: Berisha po tallet rëndshëm me ne

Gjithashtu aktivistja Kokalari shkruan se Berisha po tallet rëndshëm me ne. Sipas saj, PD Berishës e pati mundësinë të bëhej konservatore, por vetë Berisha nuk e donte kurrë këtë gjë. “Në fakt ju që do bëheni pjesë e këtij teatri, jeni pjesë e hipokrizisë brenda PD së rithemelimit, dhe pa asnjë dyshim pjesë e problemit politik që ka ai vend. PD Berishës e pati mundësinë të bëhej konservatore, por vetë Berisha nuk e donte kurrë këtë gjë dhe u tall rëndshëm me shumë nga ne”, shkruan ajo. Gjithashtu Kokalari, paralajmëron ndryshime të forta në politikën shqiptare, por sipas saj këto ndryshime nuk do të vijnë kurrë nga Partia Demokratike. “Konservatorizmi në Shqipëri do vi së shpejti, por jo, s’do të vi nga PD juaj.  Por vazhdoni vegjetoni në emër të saj, mbytur në llumin dhe moçalit ku keni marrë frymë politikisht që në 1990. Por mos harroni, nuk ju nderon aspak”, përfundon shkrimin Kokalari. Po ashtu Kokalari në një status tjetër në rrjetet sociale shkruan se sot do shohim fytyrat e pseudo-konservatorëve të Partisë Demokratike.  “Them pseudo sepse asnjë njëri me parime të forta nuk do kishte rënë dakord për këtë konferencë pa i kërkuar Berishës të mbante qëndrim për manipulimet e zgjedhjeve si dhe prishjen e koalicionit me një parti të majtë dhe sidomos, duke patur parasysh që për manipulim/vjedhje votash dhe pazare ju kthyen Lulzim Bashës nga 2017-2021, madje e hodhën dhe në gjyq”, u shpreh Kokalari. Në fund ajo ironizon dhe shkruan “Përpara revolucionit dështak të të djathtëve Shqiptare!!”.

Lufta e Kokalarit me Berishën dhe mbështetësit e tij

Kokalari ka qenë shumë e ashpër së fundmi me Berishën dhe mbështetësit e tij. Ajo ka hyrë në një luftë të fortë me Belind Këlliçin, por ka sulmuar ashpër dhe koalicionin me Ilir Metën.  “Personalisht nuk më pëlqen, për arsye që i kam përmendur publikisht shpesh. Nuk kisha problem me Metën vjet, derisa kuptova qe ai kishte plane të tjera për PD, pak a shumë ta merrte nga brenda duke futur individë dhe duke i instaluar ata në pozicione kyçe në PD, siç ishte rasti Këlliçit. Nuk e di pse Berisha bëri këtë koalicion, sidomos duke parë që humb mbështetje nëpër protesta, dhe një nga arsyet ishte dalja e Metës në krahë të tij. Meta dhe PL është shumë larg PD-së në ideologji. Ky koalicion merre kuptim vetëm kur kupton që kjo lojë bëhet për interesat e Metës dhe Berishës. Nuk ka asnjë kuptim ndryshe”, tha Kokalari

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here